Forum nacional dhe Panair i organizatave qytetare në Klubin e deputetëve
- Në klubin e deputetëve në Shkup sot do të mbahet Forumi nacional i Civika mobilitas dhe Panairi i organizatave qytetare me moton "Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë civile".
- Post By Fami Bajrami
- 07:54, 26 nëntor, 2025
Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Në klubin e deputetëve në Shkup sot do të mbahet Forumi nacional i Civika mobilitas dhe Panairi i organizatave qytetare me moton "Bashkëpunimi midis Qeverisë dhe Shoqërisë civile".
Ngjarja organizohet në partneritet me Qeverinë, ndërsa Forumin do ta hapë ambasadori i Zvicrës, Kristof Zomer.
QMBN informon se folës kryesorë do të jenë kryeministri Hristijan Mickoski, Aleksandar Kërzhallovski - drejtor i QMBN-së dhe drejtues i ekipit të Civika mobilitas, si dhe sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev.
Në kuadër të debateve do të marrin pjesë ministra, zëvendësministra, përfaqësues të pushtetit lokal dhe drejtues sektorësh nga sektorë të shumtë, së bashku me organizata qytetare. Do të debatohet për arsimin, pushtetin lokal, transformimin digjital, politikat sociale, shëndetësinë, mjedisin jetësor dhe reformat financiare.
Me përfaqësuesit e organizatave qytetare do të debatojnë ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski, zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai, zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Gjoko Vellkovski, zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski dhe Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sasho Klekovski.
Ndërsa në sesionin kushtuar pushtetit lokal, së bashku me ministrin Perinski paraqitje do të kenë edhe kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, kryetarja e komunës së Makedonska Kamenicës, Sonja Stamenkova dhe kryetari i komunës së Dibrës, Fisnik Mela.
Foto: MIA