• e premte, 05 dhjetor 2025

Forum i biznesit për perspektivat e ardhshme për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Tajvanit

Forum i biznesit për perspektivat e ardhshme për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Tajvanit

Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Në Shkup sot do të mbahet forum i biznesit "Perspektivat e ardhshme për bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Tajvanit. Së bashku për sukses, drejt botës", që e organizojnë Konfederata e biznesit të Maqedonisë së Veriut (KBMV) dhe Zyra përfaqësuese e Taipei-t në Itali.

Qëllimi i forumit është të nxitet dhe thellohet bashkëpunimi ekonomik, teknologjik dhe institucional mes Maqedonisë së Veriut dhe Tajvanit, ndërsa në fokus do të jenë mundësitë e ardhshme për partneritete, me theks të veçantë në industrinë digjitale dhe zhvillimin e strategjive për "Qytete të mençura".

Është paralajmëruar fjalim i kryetarit të Konfederatës së biznesit të Maqedonisë, Mile Boshkov, ambasadorit Cai nga zyra përfaqësuese e Taipei-t në Itali dhe drejtorit të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike-Industriale Goce Dimovski.

Në forum do të marrin pjesë edhe ekspertë nga Tajvani, mes të cilëve Lin Çun-Hsiu, drejtori i Departamentit për industri digjitale pranë Ministrisë për Punë Digjitale dhe Huang Çih-Juan nga Universiteti qendror kombëtar, të cilët do t'i prezantojnë arritjet më të reja në fushat e tyre. sa/

Foto: MIA arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR