• e enjte, 04 dhjetor 2025

Formohet Këshilli Kombëtar për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, me të cilin do të udhëheqë zëvendëskryeministri Fetai

Formohet Këshilli Kombëtar për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, me të cilin do të udhëheqë zëvendëskryeministri Fetai

Shkup, 10 shtator 2025 (MIA) - Me Këshillin e sapoformuar Kombëtar për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë do të kryesojë zëvendëskryeministri për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, ndërsa anëtarë do të jenë: ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Drejtësisë, ministri i Financave, prokurori i përgjithshëm i RMV-së, kryetari i Gjykatës Supreme të RMV-së, drejtuesi i Zyrës për Kthim të Pronës, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, drejtori i Doganës, drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar dhe kryetari i Komisionit Kombëtar për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, informojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë. 

Kabineti i zëvendëskryeministrit Fetai, siç bëhet e ditur, do të vazhdojë me mbështetje politike, administrative dhe teknike për punën e Komisionit Kombëtar për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë.

"Proceset dhe vendimet strategjike që realizohen në mënyrë të vazhdueshme janë dëshmi e përkushtimit të Qeverisë për të ndërtuar kapacitete institucionale dhe për të siguruar kushte për zhvillimin e hetimeve financiare, konfiskimin dhe kthimin e pasurisë, si dhe menaxhimin me pasurinë e konfiskuar. Shteti ndërtohet çdo ditë dhe qytetarët duhet të jenë dëshmitarë të konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme dhe të kenë mundësi ta shfrytëzojnë atë përmes ridestinimit social, thuhet në kumtesë.

Qeveria dje miratoi Vendimin për formimin e Këshillit Kombëtar për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë, që parashikon një hallkë shtesë në majë të strukturës koordinuese, krahas Komisionit Kombëtar për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë si organi më i lartë ekspert. fc/

Foto: Kabineti i zëvendëskryeministrit përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë

 

QËNDRONI TË LIDHUR