• e hënë, 23 dhjetor 2024

Formohet Grupi i Miqësisë ndërmjet BFI-së dhe KOM-it për ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme

Formohet Grupi i Miqësisë ndërmjet BFI-së dhe KOM-it për ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme

Shkup, 9 mars 2023 (MIA) - Me iniciativë të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet fetare, ndërsa me mbështetjen e kryetarëve të BFI-së dhe KOM-it, sot është formuar Grupi i Miqësisë në mes të këtyre dy besimeve fetare dominuese në shtet, si një kornizë formale që do të ofrojë një hapësirë ​​cilësore në të cilën të dyja palët mund të prodhojnë një mirëkuptim dhe njohje shumë më të madhe reciproke dhe të nxisin shqetësimin e përbashkët për të mirën publike.

Drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Darian Sotirovski, theksoi se në takimin e sotëm marrin pjesë profesorë të Fakultetit të Shkencave Islame dhe të Fakultetit Teologjik Ortodoks, studentë dhe zyrtarë fetarë të gjeneratës së re.

"Ne duam t'u japim hapësirë ​​priftërinjve të ardhshëm që të kenë kontakte me njëri-tjetrin, të cilat do të sjellin përmirësime cilësore dhe ndryshime në shumë segmente të jetës shoqërore. Bëhet fjalë për një kornizë vërtet domethënëse që do ta zhvillojmë në katër module në periudhën e ardhshme, dhe ajo që kemi bërë deri më tani në nivele të ndryshme tani po merr një strukturë më formale të saj", theksoi Sotirovski.

Ai sqaroi se grupi do të funksionojë në nivel të pikëpamjeve tematike, do të shqyrtojë çështje të ndryshme dhe për këtë do të shfrytëzojë përvojat e huaja krahasuese, në radhë të parë pozitive, por edhe negative, në lidhje me ndërrimet e arritura dhe rreziqet që nuk ishin parashikuar me kohë.

Në ngjarjen me të cilën edhe zyrtarish filloi me punë "Grupi i miqësisë" morën pjesë dhe mbajtën fjalime reis ulema h.hfz. Shaqir ef. Fetai, kryepeshkopi i z.z. Stefan, si dhe dekanët e Fakultetit të Shkencave Islame, prof dr. Shaban Sulejmani dhe të Fakultetit Teologjik Ortodoks, prof. dr. Gjoko Gjorgjevski. ls

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR