• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forcat ruse mbrëmë e sulmuan Kievin me dronë

Forcat ruse mbrëmë e sulmuan Kievin me dronë

Kiev, 12 shtator 2024 (MIA) - Gjatë natës së kaluar forcat ruse e sulmuan Kievin me fluturake pa pilot nga drejtime të ndryshme, ndërsa mbrojtja kundërajrore e zmbrapsi sulmin, i cili kaloi pa viktima, deklaroi sot shefi i administratës ushtarake të qytetit, Sergej Popko.

"Sulmi i shtatë ajror i okupatorëve rusë ndaj Kievit në shtator. Armiku sërish përdori fluturake sulmuese pa pilot, fillimisht të llojit 'Shahed'... Alarmi për sulm ajror në kryeqytet u aktivizua tre herë dhe zgjati gjithsej rreth dy orë", shkroi Popko në Telegram.

Sipas tij, foprcat ruse i lansuan grupet e para të dronëve para mesnatës, por gjatë natës gjithnjë e më shumë fluturake u lansuan në hapësirën ajrore ukrainase. "Gjithashtu, fluturake sulmuese ruse pa pilot vazhdimisht hynin në Kiev, nga drejtime të ndryshme, kryesisht një pas një", tha Popko.

Ai theksoi se forcat për mbrojtje kundërajrore i rrëtuan të gjitha caqet e hyrjeve drejt kryeqytetit.

Sipas raportit operativ, në Kiev nuk ka viktima as dëme materiale.

Gjithashtu, nga fluturaket pa pilot "Shahed" 14 persona janë lënduar në sulmin masic të armatës ruse ndaj qytetit Konotop në rajonin Sumi, kumtoi sot administrata ushtarake rajonale.

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR