• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forcat paraushtarake sudaneze paralajmëruan se nuk do të tërhiqen

Forcat paraushtarake sudaneze paralajmëruan se nuk do të tërhiqen

Kartum, 23 maj 2023 (MIA) - Forcat paraushtarake sudaneze për mbështetje të shpejtë, të njohura si RSF, nuk do të tërhiqen "derisa nuk e ndalin grusht shtetin", deklaroi sot lideri i tyre.

Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur si Hemedti, e deklaroi këtë në audio porosi të kumtuar në rpofilin e RSF-së në Fejsbuk.

Audio porosinë RSF e kumtoi sot, por nuk dihet kur është incizuar.

Paraprakisht sot armata sudaneze kreu sulme ajrore ndaj pozicioneve të RSF-së rivlae në kryeqyteti kartum, me qëllim që të marrë pozicione më të mira para hyrjes në fuqi me ndërprerjen njëjavore të zjarrit për dërgesë të papengueshme të ndihmës humanitare, kumtuan mediumet lokale.

Ushtria edhe dje kreu sulme ajrore, të kahëzuara drejt automjeteve të njësisë mobile të fraksionit rival në rajonet banesore të Kartumit. Palë e konfliktuara paralajmëuan se do ta respektojnë armëpushimin i cili do të fillojë sonte në orën 21:45 sipas kohës lokale. Edhe pse operacionet luftarake nuk ishin ndërprerë gjatë ndërperjeve të kaluara të zjarrit, ky është armëpushimi i parë që është dakorduar formalisht gjatë negociatave.

Marrëveshja për ndërprerje të zjarrit përfshin mekanizëm për monitorim i cili do të përfshijë përfaqësues të armatës sudaneze dhe RSF-së, si dhe prëfaqësues të Arabisë Saudite dhe SHBA-së, ndërmjetësues në marrëvehsjen mes dy palëve të arritur javën e kalaur në Xheda.

Marrëveshja nxiti shpresa se konflikti i armatosur do të prëfundojë, që detyroi pothuajse 1,1 milion sudanezë t'i braktisin shtëpitë e veta, ndërsa mbi 250.000 të largohen në vendet fqinje, duke kërcënuar se do ta destabilizojë plotësisht rajonin edhe ashtu të trazuar. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR