• e hënë, 23 dhjetor 2024

Forcat izraelite i kanë intensifikuar sulmet në Rripin e Gazës

Forcat izraelite i kanë intensifikuar sulmet në Rripin e Gazës

 Gazë, 24 maj 2024 (MIA) - Forcat izraelite sot i forcuan sulmet ndaj Gazës dhe luftime të ashpra po zhvillohen në Xhabalia në veri, ndërsa tanket po avancohen më thellë në Rafah në jug.

 Mjekët thanë se të paktën pesë palestinezë janë vrarë kur shtëpitë u goditën në Xhabalia, ndërsa besohet se të tjerat  janë nën rrënoja. Në  atë zonë nuk mund të arrihet për shkak të bombardimeve, raportojnë agjencitë.

Sulmet izraelite në Rripin verior dhe jugor të Gazës këtë muaj kanë zhvendosur qindra mijëra palestinezë dhe kanë ndërprerë rrugët kryesore për wasjen e ndihmës, duke çuar në frikë nga uria. 

 Banorët e Xhabalias deklaruan se tanket e shkatërruar tregun lokal, ndërsa buldozerët kanë shkatërruar dyqane dhe shtëpi.

 Krahu ushtarak i Hamasit, bëri të ditur se luftëtarët e tij sulmuan tre tanke atje.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR