• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Fondi pensional vendos njoftime SMS për marrjen e vendimeve për pension

Fondi pensional vendos njoftime SMS për marrjen e vendimeve për pension

Shkup, 28 korrik 2025 (MIA) - Qytetarët të cilët kanë parashttruar kërkesë për realizim të të drejtës së pensionit, prej nesër (29 korrik), do të njoftohen përmes porosive SMS, ku dhe kur ta marrin vendimin, informojnë sot nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut.

Ky shërbim, siç thonë nga Fondi, vendoset me qëllim të evitimit të ardhjeve të panevojshme në sportele nga ana e qytetarëve dhe evitimit të turmave, ndërkaq njëherit thjeshtësohet procedura e punës dhe ulen shpenzimet në punë.

"Pasi që vendimi do të jetë gati nga shërbimet, drejt qytetarëve të cilët kanë parashtruar Kërkesë prë realizim të të drejtës së pensionit, Fondi do të dërgojë porosi me tekstin si në vijim: "Vendimi Juaj me nr.xxxxxxxxxxxxxx është përgatitur. Të njejtin mund ta merrni në Filialin e FSPIMV-së ku është parashtruar kërkesa", ceket në kumtesë.

Në kuadër të Findit, siç theksojnë nga atje, punon Koll qendra e re ku qytetarët dhe të siguruarit mund të marrin informata për statusin e lëndës apo parashtrim të kërkesës, si dhe informata për kushtet për përfitim të: pensionit të moshës, pensionit familjar, pensionit invalidor, pensionit më të ulët, realizim të të drejtave me zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare, realizim të të drejtave nga Ligji për marrëdhënie pune dhe atë me orar të shkurtuar, ndryshim të vendit të punës, rrezikl të drejtpërdrejtë nga shkaktimi i invaliditetit, konstatimi i cilësisë së të siguruarve (bujqve), sigurim i vazhduar, të nisur jashtë vendit dhe të punësuar jashtë vendit, kategori të posaçme të të siguruarve (persona fetarë), realizim të të drejtave për të siguruarit me stazh të benificuar, shkurtime nga pensioni, si dhe kushte për realizim të së drejtës për vendosje në shtëpi të pleqve.

Për përmirësim të punës së Fondit dhe thjeshtim të mënyrës me të cilën qytetarët i realizojnë të drejtat e veta nga sigurimi pensional dhe invalidor, gjatë periudhës së kaluar, siç thonë nga Fondi, përmes portalit të ri uslugi.gov.mk janë vendosur 13 shërbime elekstronike.

"Bëhet fjalë për Kërkesë për realizim të së drejtës së pensionit të moshës, Kërkesë për dhënie të vendimit për konstatim të cilësisë së të siguruarit - punëtorë të nisur jashtë vendit, Kërkesë për dhënie të vendimit për konstatim të cilësisë së të siguruarit - i punësuar jashtë vendit, Kërkesë për dhënie të vendimit për konsttaim të cilësisë së të siguruarit - persona zyrtarë fetarë, Kërkesë për dhënie të vendimit për konstatim të cilësisë së të siguruarit - sigurim i vazhduar, Kërkesë për sjellje të rezultatit vlerësim dhe mendim për të drejta nga Ligji për marrëdhënie të punës, Sjellje e rezultatit, vlerësim dhe mendim në përputhje me dispozitat nga Ligji për punësim të personave invalidë, Vërtetim për pensione të paguara në periudha, Vërtetim për pensione të paguara dhe shkurtesa nga pensioni, Kontroll për tatim të përllogaritur dhe të paguar nga të ardhurat e paguara nga pensioni, Vërtetim për llogari në bankë, si dhe Vërtetim për shfrytëzues të pensionit pa shtesë për shumë të pensionit", ceket në kumtesën nga Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut.

Nga Fondi informojnë se në fazë testuese janë edhe shërbimet në vijim, të cilat do të vihen në përdorim në periudhën e ardhshme dhe atë: Kërkesa për realizim të së drejtës së pensionit familjar, Kërkesa për realizim të së drejtës së pensionit invalidor, Kërkesa për relaizim të së drejtës së kompenismit monetar për dëmtim fizik, si dhe Dhënie e vendimit të dyfishtë. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR