Fondi për sigurim shëndetësor shënon 25 vjetorin e funksionimit
- Fondi për sigurim shëndetësor (FSSH) sot do të shënojë 25 vjet pavarësi dhe funksionim të vazhdueshëm.
- Post By Fami Bajrami
- 07:23, 14 nëntor, 2025
Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) - Fondi për sigurim shëndetësor (FSSH) sot do të shënojë 25 vjet pavarësi dhe funksionim të vazhdueshëm.
Në këtë ngjarje siç është paralajmëruar, fjalim do të mbajë kryeministri Hristijan Mickoski dhe përfaqësues të Fondit, ndërsa do të prezantohen sukseset kryesore, reformat dhe rezultatet e arritura në 25 vitet e fundit.
Ceremonia do të mbahet në Filarmoninë nacionale.
Foto: Fondi për sigurim shëndetësor