• e premte, 05 dhjetor 2025

Fondi i SPIM: Është paguar pensioni i nëntorit pa kurrfarë problemi

Fondi i SPIM: Është paguar pensioni i nëntorit pa kurrfarë problemi

Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) – Pagesa e pensionit të nëntorit është bërë dhe nuk ka kurrfarë problemi në atë pjesë të punës së Fondit të SPIM, theksoi drejtori Nikolla Memov në mbledhjen e sotme të 25-të të Këshillit Drejtues të Fondit. 

Siç thuhet në kumtesën për media nga Fondi SPIM, Memov informoi gjithashtu se është nënshkruar Aneks i Protokollit për Shkëmbimin e të Dhënave me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, e cila plotëson Protokollin dhe rregullon shkëmbimin e të dhënave midis dy institucioneve. Kjo, siç tha Memov, do të kontribuojë në shkëmbim më të mirë të të dhënave dhe do të mundësojë ushtrimin më të lehtë të të drejtave të SPI.

Anëtari i Këshillit Drejtues, Lupço Farmakoski e përshëndeti nënshkrimin e Aneksit, si dhe memorandumet paraprake të nënshkruara për bashkëpunim me Odën e Përmbaruesve, Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe potencoi se bashkëpunimi institucional është shumë i rëndësishëm për cilësinë e kryerjes së kompetencave, shkruan në kumtesë. 

Këshilli Drejtues e miratoi Propozim -planin vjetor për punë të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2026. 

“Anëtarja e Këshillit, Stanka Trajkova tha se ky është një dokument i rëndësishëm që pasqyron të gjithë aktivitetin e Fondit dhe se çdokush i interesuar mund të informohet saktë për të duke e shqyrtuar atë. Gjithashtu u miratua një Propozim - vendimi për emërimin e komisioneve për inventarizimin e pronës së Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, shtëpive të pleqve, si objekte të veçanta ndërtimi dhe klube për pushim dhe rekreacion të përfituesve të pensioneve të menaxhuara nga Fondi,  me gjendje më 31 dhjetor 2025”, thuhet në kumtesë.

Anëtarët e Këshillit e shqyrtuan edhe Informacionin për gjendjen financiare të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për periudhën janar – shtator 2025. 

“Në rendin e ditës ishte edhe informacioni mbi përcaktimin e kohëzgjatjes së sigurimit ‘blerje e stazhit”, drejtoresha e Sektorit për Ushtrimin e të Drejtave, Biljana Stojanova, tha se që nga viti 2020, kur kjo mundësi u krijua ligjërisht, qytetarët e kanë ushtruar këtë të drejtë. Ajo theksoi se pothuajse të gjitha kërkesat e paraqitura që nga fillimi i vitit janë zgjidhur, shtohet në kumtesë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR