• e martë, 26 nëntor 2024

Fon Kramon: Pas ngjarjeve në Banjskë, janë të mundura masa ndaj autoriteteve serbe

Fon Kramon: Pas ngjarjeve në Banjskë, janë të mundura masa ndaj autoriteteve serbe

Bruksel, 19 tetor 2023 (MIA) - Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola fon Kramon sot deklaroi se durimi i anëtarëve të Bashkimit Evropian ndaj Serbisë "gradualisht po zhduket" dhe se janë të mundura masa kufizuese të orientuara ndaj udhëheqësisë, e jo ndaj qytetarëve nëse nuk bashkëpunon në hetimin për ngjarjet në Banjskë, njofton Beta.

Parlamenti Evropian sot duhet të votojë për "Rezolutën për ngjarjet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, duke përfshirë edhe gjendjen e komunave në veri të Kosovës", me propozim të socialdemokratëve nga PE.

Sipas projekteve të kësaj rezolute, në të përmenden masat kufizuese ndaj Serbisë, si dhe kërkesa për ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë, gjë që, Fon Kramon e konfirmoi për televizionin N1.

Ajo përsëriti se BE-ja nuk dëshiron t'i dënojë qytetarët e Serbisë, se duhet bërë dallim dhe se masat janë ekskluzivisht kundër udhëheqësisë. ss/bsh/

Foto: Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR