• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon Der Lajen: Zgjerimi do të mbetet prioritet kryesor i Komisionit evropian në pesë vitet e ardhshme

Fon Der Lajen: Zgjerimi do të mbetet prioritet kryesor i Komisionit evropian në pesë vitet e ardhshme

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) - Ne kemi qëllim të njejtë, ndërsa ai është të hapet klasteri i vlerave fundamentale sa më shpejtë të jetë e mundur. Pothuasje të gjithë atje, duhet të kalojnë ndryshimet kushtetuese për të cilat shteti juaj u dakordua se do t'i bëjë. Me dialog të përbashkët shpresoj se të gjitha forcat politike do të bashkohen në vend dhe do t'i bëjnë hapat e duhur të përbashkët për përparim dhe jam e bindur njejtë si ju se mund t'i tejkalojmë pengesat që ekzistojnë, tha kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristian Mickoski.

"I dashur Hristian, të jeni i sigurt se zgjerimi do të mbetet prioritet kryesir i Komisionit evropian në pesë vitet e ardhshme. Tani i kemi të gjitha veglat dhe instrumentet e duhura që ta mundësojmë atë", tha ajo.

Kryetarja e KE-së theksoi se Maqedonia e Veriut arriti shumë dhe se tregoi vendosmëri në ndërmarrjen e çdo hapi.

"Dhe me të vërtetë dëshiroj ta lavdëroj Maqedoninë e Veriut dhe të shpreh respekt për njerëzit. Tani puna me të vërtetë duhet të vazhdojë", tha Fon Der Lajen.

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR