• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen u zgjodh kandidate kryesore e PPE-së për zgjedhjet e Parlamentit Evropian

Fon der Lajen u zgjodh kandidate kryesore  e PPE-së për zgjedhjet  e Parlamentit Evropian

Bukuresht, 7 mars 2024 (MIA) - Me 400 nga gjithsej 489 vota valide, Ursula fon der Lajen sot u zgjodh kandidate udhëheqëse në listën e Partisë popullore Evropiane (PPE) për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në qershor.

Votimi ndodhi në ditën e dytë të kongresit partiak në Bukuresht. Pas shpalljes së rezultateve në sallën e takimeve u lëshua himni i Evropës "Oda e gëzimit".

Partia që arrin rezultatet më të mira në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, emëron kryetarin e ardhshëm të Komisionit Evropian. Anketat e opinionit publik e vendosin Partinë Popullore Evropiane si forcën kryesore politike në prag të zgjedhjeve evropiane në qershor.

"Deri në ditën e zgjedhjeve kanë mbetur edhe 90 ditë. BE-ja është gjëja më e vlefshme që duhet të ruajmë për brezat e ardhshëm", tha fon der Lajen në konferencën përmbyllëse për shtyp.

Ajo iu referua sërish disa temave të jashtme politike, përfshirë luftën në Ukrainë.

"Vladimir Putin nuk duhet të fitojë luftën në Ukrainë. Ne do të qëndrojmë pranë Ukrainës në hapat e saj drejt Evropës. Kjo është mënyra e vetme që ne mund ta mbajmë Evropën të sigurt", tha fon der Lajen.

Ajo theksoi domosdoshmërinë e më shumë investimeve në sigurinë evropiane. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR