• e premte, 20 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Nëse Putini ndërpret bombardimet, bisedimet paqësore mund të fillojnë që nesër

Fon der Lajen: Nëse Putini ndërpret bombardimet, bisedimet paqësore mund të fillojnë që nesër

Romë, 14 maj 2024 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen deklaroi se nëse presidenti rus Vlladimir Putin ndërpret bombardimin e Ukrainës, bisedimet paqësore mund të fillojnë që ditën e nesërme, transmeton Anadollu.

Fon der Lajen i cili erdhi në Romë gjatë fushatës zgjedhore për Parlamentin Evropian (PE) u takua me votues të rinj së bashku me Antonio Tajanin, liderin e Forca Italia (FI).

Në takim ajo foli për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

"Nëse Putini ndërpret bombardimet që ditën e nesërme mund të mbahen negociatat paqësore. Por procesi i paqes duhet të udhëhiqet nga ukrainasit. Është e drejtë e tyre ta bëjnë këtë", ka thënë kryetarja e Komisionit Evropian.

Kur Fon der Lajen arriti në takimin me të rinjtë, ajo u prit nga një grup prej dhjetëra personash që brohorisnin "turp" dhe "Palestina e lirë", bën të ditur Anadollu.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR