• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Mezi presim t'ju shohim në BE me identitetin tuaj të veçantë dhe gjuhën maqedonase

Fon der Lajen: Mezi presim t'ju shohim në BE me identitetin tuaj të veçantë dhe gjuhën maqedonase

Bruksel, 29 tetor 2023 (MIA) - Siç po përparon Maqedonia e Veriut në aspektin e reformave, ashtu edhe hap rrugën e saj drejt BE-së, bëri të ditur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në Platformën X pas takimit të sontëm në Shkup me shefin e shtetit Stevo Pendarovski.

"Me padurim presim t'ju urojmë mirëseardhje, identitetit tuaj të veçantë dhe gjuhës suaj, gjuhës maqedonase", thekson Fon der Lajen, duke shprehur kënaqësinë që turneu i saj nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor në tre ditët e ardhshme fillon pikërisht nga Shkupi.

Siç kumtoi më parë kabineti i Pendarovskit, në takim është biseduar për procesin e negociatave qasëse të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, zhvillimet aktuale politike në vend dhe gjendjen aktuale në rajon.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR