• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen: KE-ja do të sjellë vendim t'i rekomandojë Këshillit të BE-së hapje të negociatave m BeH-në

Fon der Lajen: KE-ja do të sjellë vendim t'i rekomandojë Këshillit të BE-së hapje të negociatave m BeH-në

Strasburg, 12 mars 2024 (MIA) - Komisioni evropian do të sjellë vendim t'i rekomandojë Këshillit të BE-së t'i hapë negociatat me Bosnjë e Hercegovinën, paralajmëroi sot kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen.

Fon der Lajen, gjatë sesionit plenar të Parlamentit evropian kushtuar përgatitjes për takimin e Këshillit evropian në fund të marsit, tha se BeH, prej se e ka marrë statusin e kandidates, ka arritur hapa impresiv lidhur me përparimin dhe ka treguar se mund t'i përmbushë kriteret për anëtarësim në BE dhe vepron në pajtim me dëshirat e qytetarëve të jenë pjesë e BE-së.

"Ky është shkaku përse do të sjellim vendim që t'i rekomandojmë Këshollit hapje të negociatave inkuadruese me BeH-në. Porosia që vjen nga BeH-ja është e qartë. Porosia jonë gjithashtu duhet të jetë e qartë - e ardhmja e  BeH-së është në bashkësinë tonë. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR