• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Evropa qëndron pas Izraelit

Fon der Lajen: Evropa qëndron pas Izraelit

Tel Aviv, 13 tetor 2023 (MIA) - Kryetarja e Komisioni Evropian, Ursula fon der Lajen sot i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahut se Evropa "qëndron krahë Izraelit", i cili "ka të drejtë të mbrohet" nga "krimet e kryera nga Hamasi", raportojnë mediat franceze. 

"Ky është sulmi më i tmerrshlm ndaj hebrenjve që nga Holokausti. Menduam se nuk mund të ndodhte më, por ndodhi. Të përballur  me këtë tragjedi, ekziston vetëm një përgjigje e mundshme: Evropa qëndron në krah të Izraelit. Izraeli ka të drejtë të mbrohet", tha ajo në Tel Aviv pas vizitës në kibucin Kfar Aza, ku militantët palestinezë vranë dhjetëra civilë", njofton DPA.

 Duhet, shtoi ajo, t'i quajmë krimet e kryera nga Hamasi me emrat e tyre të vërtetë.

"Ky është terrorizëm. Ky është akt i luftës", vlerësoi ajo, duke shtuar se "vetëm Hamasi është përgjegjës për atë që po ndodh". 

Ajo bëri thirrje për "vëzhgim shumë të kujdesshëm të atyre që përfitojnë nga vazhdimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, siç janë Irani dhe Rusia". qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR