• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen e pranoi dorëheqjen e eurokomisarit Breton

Fon der Lajen e pranoi dorëheqjen e eurokomisarit Breton

Bruksel, 16 shtator 2024 (MIA) – Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen e pranoi dorëheqjen e komisarit evropian për tregun e brendshëm, Tieri Breton, informoi sot zëvendës krye zëdhënësja e KE-së, Ariana Podesta.

“Kryetarja e falënderon për punën e tij si komisar gjatë gjithë mandatit, veçanërisht për miratimin e Ligjit për shërbime digjitale, Ligjin për tregjet digjitale dhe rregullore të tjera të rëndësishme digjitale dhe industriale", deklaroi Podesta. 

Ajo refuzoi ta komentojë përmbajtjen e letrës me dorëheqjen dhe akuzat e Bretonit, duke theksuar se ajo ka arritur sot në mëngjes dhe se ende nuk është analizuar. 

Komisari evropian për tregun e brendshëm dhe kandidat francez për anëtar të Komisionit të ardhshëm Evropian, Tieri Breton sot i ka dërguar letër Fon der Lajenit në të cilën e informon se jep dorëheqje nga funksioni dhe e tërheq nominimin e tij për eurokomisar.

Në letrën, që e publikoi në Iks, Breton akuzon Fon der Lajenin për "sabotim" dhe se "krijon kaos" gjatë tranzicionit në institucionet e reja të BE-së dhe se zhvillimet e fundit janë "dëshmi e mëtejshme për udhëheqjen e dyshimtë" nga ana e saj. Ai gjithashtu pretendon se Fon der Lajen i ka ofruar Francës një "dikaster më me ndikim" në Komisionin e ri Evropian, nëse Parisi propozon një kandidat tjetër në vend të tij. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR