• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen dhe Borelli e akuzuan presidentin rus për vdekjen e Navallnit

Fon der Lajen dhe Borelli e akuzuan presidentin rus për vdekjen e Navallnit

Bruksel, 16 shkurt 2024 (MIA) - Autoritetet evropiane sot e kanë akuzuar presidentin rus Vlladimir Putin për vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksej Navallni. 

Kryetarja e Komisionit evropian, Ursula fon der Lajen, në "X" deklaroi se është thellësisht e shqetësuar dhe e mërzituar nga lajmi për vdekjen e Navallnit dhe vlerësoi se Putini nuk i frikësohet asgjëje më shumë se kundërshtimi nga populli i tij. 

"Kujtesë e zymtë për atë se çfarë janë Putini dhe regjimi i tij", tha Fon der Lajen në rrjetin social "X" dhe bëri thirrje për unitet në luftën për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e atyre që guxojnë të qëndrojnë kundër autokracisë.

Шефот на Европската дипломатија Жозеп Борел денеска изрази длабоко жалење поради одлуката на Иран да укине какво било ограничување за збогатување ураниум, како што е предвидено во договорот о

Shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Borell, deklaroi se është i shokuar nga lajmi për vdekjen e Navallnit, të cilin e quajti "njeri i guximshëm, i cili kushtoi jetën e tij për të shpëtuar nderin e Rusisë, duke u dhënë shpresë demokratëve dhe shoqërisë qytetare". 

"Derisa presim informacione shtesë, të jemi të qartë: kjo është përgjegjësi e vetme e Putinit", deklaroi Borelli në rrjetin social "X". qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR