• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Detyra e parë dhe themelore e evropianëve është të mbrojnë kontinentin e tyre

Fon der Lajen: Detyra e parë dhe themelore e evropianëve është të mbrojnë kontinentin e tyre

Pragë, 39 gusht 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen, sot në forumin rajonal të sigurisë GLOBSEK në Pragë deklaroi se i është falënderuese SHBA-së, por edhe mbrojtja e Evropës është detyra e parë dhe themelore e vetë evropianeve dhe se kontinenti duhet të ndërtojë mbrojtjen e vetë evropiane.

"Evropa e ka tejkaluar mungesën e vullnetit për të investuar në mbrojtje. Nuk mund ta theksoj sa duhet mbështetjen e SHBA-së, Amerika edhe një herë ka qëndruar pranë lirisë së të gjithë evropianeve, por mbrojtja e Evropës është detyra e parë dhe themelore e evropianëve", tha kryetari i KE-së në hapjen e forumit ndërkombëtar treditorë.

Zyrtarja evropiane paralajmëroi se fillimi i kësaj dekade ka shkatërruar shumë iluzione në kontinentin e vjetër, iluzionin e paqes së qëndrueshme, iluzionin se presidenti rus Vladimir Putin do të kujdeset më shumë për paqen sesa iluzionet e tij perandorake, dhe iluzionin se lidhjet dhe çështjet ekonomike garantojnë paqen.

“Ne evropianët duhet të kemi mjetet për të mbrojtur veten dhe për të refuzuar çdo sulm. Do të duhet kohë dhe investime të mëdha për të rifilluar industrinë e mbrojtjes. Ne duhet të mendojmë për aspektin e sigurisë në gjithçka që bëjmë”, tha Fon der Lajen.

Ajo i kritikoi ata në Bashkimin Evropian që po bëjnë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës pavarësisht nga kushtet. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR