• e enjte, 04 dhjetor 2025

Fon der Lajen: Dakorduam "Kompromisin nga Sevilja" për mbyllje të hendekut në financimin e zhvillimit

Fon der Lajen: Dakorduam

Bruksel, 30 qershor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian siguron 42 për qind të ndihmës për zhvillim në botë dhe mbetet i përkushtuar ndaj saj, por konsideron se është mirë të paraqiten edhe donatorë të rinj, deklaroi sot kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen gjatë fjalimit në sesionin plenar të Konferencës së katërt ndërkombëtare të KB-së për financim të zhvillimit që po mbahet në qytetin spanjoll të Seviljes.

"Në mënyrë që ta mbyllim hendekun investues thjeshtë na duhet ndryshim i paradigmës dhe mënyra të reja për mobilizim të shumë më tepër financave. Ky është thelbi i "Kompromisit për Seviljen" për të cilin u dakorduam sot dhe mu këtë Evropa ka për qëllim ta arrijë së bashku me partnerët tanë global", tha Fon der Lajen.

Ajo theksoi se BE-ja propozon bashkim të forcave në nivel global dhe vendosje të programeve të përbashkëta investuese për realizim të Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, por edhe vendosje të një sistemi të drejtë tatimor me qëllim të tërheqjes së investimeve private.

"Kjo do t'i rrisë të ardhurat në ekonomitë në zhvillim, por kjo, gjithashtu, është edhe çështje e drejtësisë, sepse secili duhet ta paguajë pjesën e vet të drejtë", shtoi Fon der Lajen.

E tërë kjo, sipas saj, është e nevojshme për tërheqje të sektorit privat, që është edhe thelbi i programit investues të BE-së "Porta globale", përmes së cilës mobilizohet kapitali privat në projekte transformuese zhvillimore të kahëzuara drejt rritjes lokale dhe hapjessë vendeve të punës në nivel lokal.

"Në tre vitet e para, 'Porta globale' mobilizoi pothuajse 180 miliardë euro investime në vendet tona partnere. jemi në rrugë të mirë ta tejkalojmë qëllimin tonë fillestar prej 300 miliardë eurove për shtatë vite", tha kryetarja e KE-së.

Ajo theksoi se porosia e BE-së është e thjeshtë: Evropa është e gatshme të investojë dhe të inovojë dhe tërësisht t'i mbështesë reformat e Organizatës botërore tregtare.

"Në këto kohë të paqartësisë globale, mund të llogarisni se ne do ta mbështesim multilateralizmin", shtoi Fon der Lajen në fjalimin e Konferencës në Sevilje. ab/

Foto: ЕBS 

QËNDRONI TË LIDHUR