• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen: BE-ja vlerëson se Kina do të bëjë presion ndaj Rusisë që ta ndërpresë luftën kundër Ukrainës

Fon der Lajen: BE-ja vlerëson se Kina do të bëjë presion ndaj Rusisë që ta ndërpresë luftën kundër Ukrainës

Paris, 6 maj 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen deklaroi sot se Bashkimi Evropian vlerëson se Kina do të bëjë presion ndaj Rusisë që ta ndërpresë luftën kundër Ukrainës.

"Ne konsiderojmë që Kina ta shfrytëzojë të gjithë ndikimin e saj ndaj Rusisë që t'i japë fund luftës agresive ruse kundër Ukrainës", tha Fon der Lajen pas takimit me presidentin kinez Si Xhinping dhe presidentin francez Emanuel Makron në Pallatin Elise. 

"Presidenti Si luajti rol të rëndësishëm në qetësimin e kërcënimeve të papërgjegjshme bërthamore të Rusisë dhe jam e sigurt që do të vazhdojë ta bëjë këtë në kontekst të kërcënimeve bërthamore të Rusisë", shtoi Fon der Lajen. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR