Fon der Lajen: BE-ja duhet të luajë rol kryesor në sigurimin e paqes në Ukrainë
- Kryetarja e Komisonit Evropian, Ursula fon der Lajen, sot deklaroi se BE-ja duhet të luajë "rol kryesor" në sigurimin e paqes në Ukrainë dhe se ky është një nga elementet kryesore për "paqe të drejtë të të përhershme dhe sovranitetin e Ukrainës".
- Post By Besnik Shuki
- 14:51, 23 nëntor, 2025
Bruksel, 23 nëntor 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisonit Evropian, Ursula fon der Lajen, sot deklaroi se BE-ja duhet të luajë "rol kryesor" në sigurimin e paqes në Ukrainë dhe se ky është një nga elementet kryesore për "paqe të drejtë të të përhershme dhe sovranitetin e Ukrainës".
Një delegacion nga Ukraina, përfaqësues evropianë të sigurisë dhe delegacioni amerikan i udhëhequr nga sekretari i Shtetit, Marko Rubio sot takohen në Gjenevë për të diskutuar një propozim të publikuar paradokohe nga SHBA-ja për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në kumtesë, të publikuar në ueb faqen e KE-së, Fon der Lajen tha se një plan i qëndrueshëm paqesor, krahas ndalimit të luftës, nuk duhet të "mbjellë farën e konfliktit të ardhshëm".
Ajo shtoi se "kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë" dhe hodhi poshtë kufizimin e personelit në armatën ukrainase, e cila është një nga pikat e planit të publikuar paqesor.
"Nuk mund të ketë kufizime mbi forcat e armatosura ukrainase që do ta bënin vendin të prekshëm ndaj sulmeve të ardhshme dhe kështu do të minonin sigurinë evropiane", thuhet në deklaratë.
Fon der Lajen tha se "Ukraina duhet të ketë liri dhe të drejtën sovrane për të zgjedhur fatin e saj" dhe se kishte zgjedhur një "fat evropian", duke shtuar se BE-ja do të vazhdojë të punojë me Ukrainën, koalicionin e vendeve që mbështesin Ukrainën dhe SHBA-në për të arritur "përparim të vërtetë drejt paqes".
Ajo tha se një "element kyç" i marrëveshjes paqesore duhet të jetë edhe "kthimi i çdo fëmije ukrainas të rrëmbyer nga Rusia". bsh/
Foto: EPA