• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fon der Lajen: Ëndrra për Ukrainën e lirë dhe sovrane jeton

Fon der Lajen: Ëndrra për Ukrainën e lirë dhe sovrane jeton

Bruksel, 24 shkurt 2024 (MIA) - Gjithnjë derisa nevojitet, BE-ja do të sigurojë mbështetje financiare dhe municion për Ukrainën dhe do të vazhdojë me trajnimin e ushtarëve ukrains, porositi sot kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen në fjalimin para pjesëtarëve të Forcave të armatosura ukrainase të cilat janë të sistemuara në mbrojte të aeroportit "Antonov" në Hostomel, në afërsi të Kievit.

"E shpëtuat vendin tuaj dhe i dhatë mundësi rezistence Ukrainës. Vetëm javën e kaluar rrëzuat shtatë aeroplanë luftarak, u kthyet në Detin e Zi dhe e vazhduat tregtinë. Kjo dukej e pamundur para  viteve", theksoi Fon der Lajen, e cila sot po qëndron për vizitë në Ukrainë e shoqëruar nga kryeministrat e Belgjikës, Aleksandar De Kro, Italisë, Xhorxha Meloni dhe Kanadasë, Xhastin Trudo.

Siç lajmëroi raportuesi i Belga-s, i cili është raportues special nga Kievi për rrjetin ENR pjesë e së cilës është edhe MIA, Fon Der Lajen potencoi se është e bindur se Ukraina do të vazhdojë t'i befasojë të gjithë, siç e bëri këtë deri më tani.

Duke e cekur aeroplanin e madh të llojit "Antonov", të quajtur "Ëndrra", i cili ishte shkatërruar në Hostomel para dy viteve, Fon der Lajen theksoi ew ndoshta është shkatërruar fluturakja, por jo edhe ëndrra.

Paraprakisht, Fon der Lajen mori pjesë në ceremoninë e prnaim-dorëzimit të 50 automjeteve të terrenit për policinë ukrainase, të cilat janë donacion nga BE-ja.

Sot në mëngjes, pas arritjes në stacionit hekurudhor të Kievit, Fon der Lajen deklaroi se kjo vizitë në Kiev në ditën kur shënohet përvjetori i dytë i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës është me qëllim që t'i shprehet mirënjohje rezistencës së jashtëzakonshme të popullit të guximshëm ukrainas.

Kjo vizitë në Kiev, në ditën kur shënohet dyvjetori i fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, është për të nderuar rezistencën e jashtëzakonshme të popullit trim ukrainas, deklaroi sot në

Gjatë qëndrimit në Kiev, është paraparë Fon der Lajen dhe tre kryeministrat që e shoqërojnë të kenë takime me presidentin Zelenski dhe me kryeministrin ukrainas, Denis Shmihal, të vendosin lule në Murin e kujtimit për mbrojtëit e vrarë ukrains në konfliktin me Rusinë, si dhe të tkaohen me një grup studentësh ukrainas.

Forcat ruse e sulmuan Ukrainën më 22 shkurt 2022, duke e filluar ofenzivën më të madhe ushtarake në Evropë, pas Luftës ë dytë botërore, që rezultoi me së paku 10.000 viktima në civilë dhe qindra mijë ushtarë të vrarë, 3,6 milionë persona të zhvendour në brendësi dhe 6,3 miionë refugjatë ukrainas në vende të tjera. ab/

Foto: ЕНР-Belga/X

QËNDRONI TË LIDHUR