• e hënë, 23 dhjetor 2024

FMN: Tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë kërcënim për ekonominë globale

FMN: Tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë kërcënim për ekonominë globale

Stenford, 8 maj 2024 (MIA) - Tensionet mes Uashingtonit dhe Pekinit dhe ndarja e blloqeve gjeopolitike paraqesin kërcënim për ekonominë globale, deklaroi zëvendës drejtoresha e përgjithshme e Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) Gita Gopinat në fjalimin në Universitetin Stenford në Kaliforni.

"Gjithnjë e më tepër vende janë të brengosura për sigurinë e tyre ekonomike dhe kombëtare dhe në bazë të kësaj vendosin me cilin të tregtojnë dhe ku të investojnë", tha Gopinat.

Ajo shtoi se për këtë shkak vendet gjithnjë e më tepër "zgjedhin anë" mes SHBA-së dhe Kinës.

Gopinat theksoi se investimet e drejtpërdrejta të huaja po ashtu orientohen sipas linjave gjeopolitike, ndërsa disa vende e rishqyrtojnë përdorimin e dollarit në transaksionet e tyre ndërkombëtare dhe rezervat. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR