• e hënë, 23 dhjetor 2024

FMN miratoi hua prej 800 milionë dollarëve për Ukrainën

FMN miratoi hua prej 800 milionë dollarëve për Ukrainën

Nju-Jork, 22 mars 2024 (MIA) - Bordi ekzekutiv i Fondit monetar ndërkombëtar miratoi rishikim të tretë të programit për hua për Ukrainën prej 15,6 miliardë dollarë dhe miratoi pagesë të 880 milionë dollarë përkrahje buxhetore, me çka pagesat e përgjithshme do të arrijnë 5,4 miliardë dollarë, kumtoi FMN.

Fondi njofton se rreziqet për Ukrainën mbeten mjaftë të larta, posaçërisht pasiguria rreth luftës me Rusinë dhe gjasat për financim të jashtëm, edhe pse shefi i misionit në Ukrainë, Gevin Grej deklaroi se FMN ende pret që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të vitit 2024.

Grej tha se performansat e përgjithshme të Ukrainës në kuadër të programit të FMN-së kanë mbetur të fuqishme në vitin e parë dhe i kanë plotësuar të gjitha kriteret, përveç njërit kuantitativ për suksesshmëri. 

"Ukraina duhet t'i marrë ato mjete gjatë ditëve të ardhshme", tha Grej.

Siç thuhet, kjo do të duhej të jetë lajm i mirë, pasi Kongresi amerikan vazhdon të debatojë nëse të miratojë pako shtesë të ndihmës prej 61 miliardë dollarë për Ukrainën.

Grej tha se FMN-ja do të duhej ta studiojë ndikimin ndaj nivelit të huasë së Ukrainës nëse ligjvënësit amerikanë vendosin që një pjesë të atij financimi ta shndërrojnë në hua në vend se të mbetet si grant. bsh/

Foto: MIA arkiv



QËNDRONI TË LIDHUR