Fluturimet e dhjetëra mijë afganëve me viza të miratuara speciale drejt SHBA-së janë bllokuar pas vendimit të Trampit
- Vendimi i qeverisë amerikane për t'i ngrirë disa programe për ndihmë ndërkombëtare çoi drejt anulimit të fluturimeve për mbi 40.000 afganë për të cilët ishin miratuar viza speciale drejt SHBA-së dhe tani i ekspozohen rrezikut për hakmarrje nga talebanët, lajmëruan agjencitë botërore, duke iu referuar avokatit dhe një prëfaqësuesi zyrtar amerikan.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:51, 26 janar, 2025
Uashington, 26 janar 2025 (MIA) - Vendimi i qeverisë amerikane për t'i ngrirë disa programe për ndihmë ndërkombëtare çoi drejt anulimit të fluturimeve për mbi 40.000 afganë për të cilët ishin miratuar viza speciale drejt SHBA-së dhe tani i ekspozohen rrezikut për hakmarrje nga talebanët, lajmëruan agjencitë botërore, duke iu referuar avokatit dhe një prëfaqësuesi zyrtar amerikan.
"Shumica e të bllokuarve ndodhen në Afganistan, prëderisa të tjerët janë në Pakistan, Katar dhe Shqipëri", tha Shon Van Dajver, shef i #AfghanEvac, koalicion kryesor i veteranëve dhe grupeve për të drejta të njeriut që punon me qeverinë amerikane për evakuim dhe zhvendosje të afganëve të cilët kanë punaur për SHBA-në gjatë luftës 20-vjeçare.
Van Dajver tha se nuk beson se anulimet e fluturimeve ishin të qëllimshme. "Konsiderojmë se ishte gabim. Ata luftuan bashkë me ne. Ata derdhën gjak së bashku me ne", tha Van Dajver.
Pothuajse 200.000 afganë u zhvendosën në SHBA me viza speciale apo si refugjatë pas tërheqjes së forcave amerikane nga Afganistani në vitin 2021. Në urdhrin ekzekutiv të nënshkruar disa orë pas marrjes së funksionit president i SHBA-së, Donald Tramp i ngriu të gjitha programet amerikane për zhvendosje të refugjatëve. ab/
Foto: МIА arkivi