• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fluturime Split-Shkup, Beograd-Ohër dhe shumë linja sezonale me orarin veror të fluturimeve 

Fluturime Split-Shkup, Beograd-Ohër dhe shumë linja sezonale me orarin veror të fluturimeve 

Shkup, 25 mars 2023 (MIA) - Fluturime të reja dhe aviokompani të reja nga aeroportet në vend paralajmërohen gjatë sezonit veror. Orari veror i fluturimeve  fillon të zbatohet prej sonte në mesnatë. Nga TAV Maqedoni për MIA-n thonë se presin sezon të suksesshëm veror dhe ky do të jetë vit i rikuperimit të plotë pas pandemisë.

"'Lufthansa' prej më 23 prill do të fillojë të fluturojë në relacionin Frankfurt-Shkup-Frankfurt, me dhjetë fluturime në javë. Destinacioni i ri, Split, do të vendoset nga ana e 'Croatia Airlines' nga aeroporti i Shkupit. Aviokompania do të fluturojë mes kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut dhe qendrës turistike në Dalmaci gjatë sezonit veror, prej 12 maj deri 14 tetor të këtij viti, dy herë në javë. Edhe një risi vjen nga aeroporti i Ohrit dhe nga kompania Air Serbia, e cila do ta rivendos linjen Beograd-Ohër nga qershori i vitit 2023. Qendra turistike dhe kulturore Ohri do të lidhet me linjë ajrore me Beogradin katër herë në javë", deklaruan për MIA-n nga TAV Maqedoni.

Si dhe sezonet e kaluara verore, edhe këtë, do të ketë fluturime nga aeroporti i Shkupit deri te destinacionet për pushime verore, si Antalia, Izmiri, Bodrumi, Hurgada dhe Tunisia (Monastir/Enfida). Këto fluturime sezonale fillojnë në fund të majit deri në tetor.

"Sigurisht, presim edhe më shumë udhëtarë nga linjat sezonale në Aeroportin e Ohrit nga destinacionet tradicionale/vende nga/deri te të cilat fluturohet gjatë sezonit veror, siç janë Holanda (Amsterdam dhe Mastriht) dhe Polonia (Varshava dha Katovice). me këtë, AV Maqeodni pret sezon të suksesshëm veror dhe pret ky vit të jetë vit i rikuperimit të plotë pas pandemisë", thonë nga TAV Maqedoni.

null

Sipas TAV Maqedoni, dy aeroportet e Maqedonisë, Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Shën Apostull Pali në Ohër kanë pasur sezon të suksesshëm vitin e kaluar, me çka kanë arritur rreth 2,4 milionë udhëtarë ose gjithsej 2.371.423 udhëtarë dhe 19.448 fluturime.

Меѓународниот аеродром Скопје и аеродромот „Св.Апостол Павле“ во Охрид“ поради ковид пандемијата минатата година ја завршија со 782 876 патници, за 71 отсто помалку во однос на 2019 година. Е

Aviolinja të reja në shtet priten me thirrjen për ndarjen e subvencioneve. Më 1 mars vitin e kaluar përfundoi marrëveshja e fundit nga tre për fluturime të subvencionuara me aviotransportuesin hungarez "Viz er". Thirrja vijuese për subvencione vijoi pas anulimit të asaj paraprake, të cilën e shpalli Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ku aplikuan aviokompanitë "Viz er", "Lufthanza" dhe "Ejxhian erlajns", por Komisioni për evaluim konstatoi se nuk e kanë parashtruar dokumentacionin e plotë.

Министерството за транспорт и врски апелира до граѓаните да се воздржат од резервации за авиобилети бидејќи се уште е во сила е одлуката за затворање на двата меѓународни аеродроми во земјава

Me thirrjen vijuese për subvencione ndahet përkrahje financiare për aviolinjat e reja për periudhën 2023-2025. Vlera e subvencioneve për këtë vit është 1,1 milionë euro.

Në thirrjen publike mund të paraqiten të gjitha aviokomanitë e interesuar, të cilat i plotësojnë kriteret e përshkruara.

Ofertat mund të dërgohen deri më 31 mars, ndërsa hapja është paraparë për 3 prill të këtij viti në ora 12. bsh/

Foto MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR