Fliku para Interit: Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet të jemi të përgatitur
- Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, pranoi se Interi është një kundërshtar shumë i vështirë dhe se do të jetë e vështirë për katalanasit të arrijnë sukses.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:37, 29 prill, 2025
Barcelonë, 29 prill 2025 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, pranoi se Interi është një kundërshtar shumë i vështirë dhe se do të jetë e vështirë për katalanasit të arrijnë sukses.
Eksperti bisedoi me mediat përpara ndeshjes së parë gjysmëfinale të nesërme në shtëpi kundër "nearozurëve" në Ligën e Kampionëve.
"Interi është një kundërshtar shumë i vështirë, me një nga mbrojtjet më të mira në Evropë. Kanë një mesfushë shumë të mirë dhe sulmues të fortë. Tranzicionet e tyre janë shumë të rrezikshme. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe duhet të jemi gati. Duhet të mbrohemi dhe të mbulojmë hapësirat. Është e rëndësishme të zotërosh topin, të bësh më pak gabime dhe të mbrohesh mirë. Nuk mendoj për tre humbjet radhazi të Interit sepse nuk është puna ime. Liga e Kampionëve është ndryshe, je dy ndeshje larg finales dhe ndeshjet e kaluara nuk kanë rëndësi. U them lojtarëve të mi se duhet të japin 100 për qind", tha Flik.
Theksoi se fitorja në finale kundër Real Madridit ishte shumë emocionuese, por tani ata janë të përqendruar sepse kanë mundësinë të arrijnë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Foto: Arkivi