Flik: Duhet të punojmë shumë për të arritur në finalen e LK-së
- Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik i ndau pritjet e tij për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:33, 30 prill, 2025
Barcelonë, 30 prill 2025 (MIA) - Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik i ndau pritjet e tij për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit.
"Shoh sa të fokusuar janë të gjithë, të gjithë e kuptojnë sa e rëndësishme është kjo gjysmëfinale. Fitorja ndaj Realit në Kupën e Spanjës është, sigurisht, e rëndësishme për disponimin. E dimë që duhet të punojmë shumë për të arritur në finale. Interi është një kundërshtar krejtësisht i ndryshëm. Mendoj se mbrojtja e tyre është një nga më të mirat në Evropë, por ata kanë edhe një mesfushë shumë të mirë dhe dy sulmues të shkëlqyer. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe ne duhet të jemi gati", tha Flik.
Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve Barcelona - Inter do të luhet sonte në orën 21 në stadiumin olimpik në kryeqytetin katalanas.
Në gjysmëfinalen tjetër të garës elitare të futbollit, Arsenali do të luajë kundër - PSZH-së (0:1 pas ndeshjes së parë).
Foto: EPA