Flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës valojnë në ndërtesën e MPJ-së për nder të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës

Shkup, 24 gusht 2022 (MIA) - Flamujt e Maqedonisë dhe Ukrainas valojnë në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme për nder të festës së Pavarësisë së Ukrainës, njoftoi shefi i diplomacisë Bujar Osmani në faqen e tij në Fejsbuk.
"Në përputhje me vendimin për sjellje të ndërgjegjshme energjetike dhe kursim të energjisë elektrike, në vend të ndriçimit të fasadës, sot vendosëm flamurin ukrainas në ndërtesën e ministrisë.
Osmani thekson se kjo është një mënyrë simbolike për të treguar solidaritet dhe respekt për guximin e popullit ukrainas me të cilin mbrojnë lirinë dhe vlerat e përbashkëta demokratike. ls/