• e mërkurë, 02 tetor 2024

Fjalët e Perezit nga viti 2012: Ronaldo është idiot, djalë i sëmurë, ai dhe Murinjo janë të çmendur

Fjalët e Perezit nga viti 2012: Ronaldo është idiot, djalë i sëmurë, ai dhe Murinjo janë të çmendur
Madrid, 14 korrik 2021 (MIA) – Gazeta spanjolle “El Konfidencial” publikoi audioincizime të reja nga deklaratat e kryetarit të Real Madridit, Florentino Perez, ku i ofendon Kristiano Ronaldon dhe Zhoze Murinjon. Incizimi me këto fjalë të Perezit është bërë në tetor të vitit 2012. “Ronaldo është i çmendur. Ai është idiot, djalë i sëmurë. Mendoni se është normal, por nuk është normal, përndryshe nuk do të bënte gjithçka që bën. Çmendurinë e fundit të cilën e bëri, e pa e gjithë bota. Pse mendon se bën punë aq idiote?”, tha Perezi në incizimin. Kur flet për “çmenduri”, menaxheri i referohet deklaratës të cilën Ronaldo e dha në shtator të vitit 2012. Kristiano pas ndeshjes me Granadën deklaroi se nuk i feston golat sepse nuk është i lumtur në klubin e Madridit, ndërsa udhëheqësia e Real Madridit e di se pse ndjehet ashtu. Perezi gjithashtu tha se nuk mund t’i kontrollojë Ronaldon dhe Murinjon përmes agjentit Zhorxhe Mendesh, i cili po përballet me punët e tyre: “Ai aspak nuk dërgon asgjë, as fshehtësi, asgjë, zero. Ata madje i kushtojnë vëmendje atij. “Murinjo dhe Ronaldo janë djem me ego të ashpër, të dy janë të prishur. Edhe Murinjo dhe Ronaldo nuk e shohin realitetin. Që të dy mund të fitonin edhe më shumë nëse ishin ndryshe. Të dy janë nuk janë normalë”, tha Perezi. Ronaldo u përfshi në Real Madrid nga Mançester Junajtedi në vitin 2009. Deri në tetor të vitit 2012 ai me klubin madrilen e fitoi La Ligën, Kupën e Spanjës dhe Superkupën. Murinjo e ndërmori Real Madridin në vitin 2010 dhe punonte në klub deri në vitin 2013. Me të, ekipi fitoi tre trofe. fc/  

QËNDRONI TË LIDHUR