• e mërkurë, 27 nëntor 2024

FIZHT: Rreth 240 mijë euro mjete në dispozicion përmes thirrjes së re publike “Vauçerë për inovacione për Ballkanin Perëndimor”

FIZHT: Rreth 240 mijë euro mjete në dispozicion përmes thirrjes së re publike “Vauçerë për inovacione për Ballkanin Perëndimor”

Shkup, 12 prill 2024 (MIA) - Fondi për Inovacion dhe zhvillim teknologjik (FIZHT) sot publikoi thirrjen publike "Vauçer për inovacion për Ballkanin Perëndimor" ku do të ndahen gjithsej 240 mijë euro për nxitjen e bashkëpunimit mes komunitetit akademik dhe atij vendas, kompani të vogla dhe të mesme, në drejtim të mbështetjes së projekteve kërkimore-shkencore që do të kontribuojnë në rritjen e inovacionit dhe konkurrencës së bizneseve.

Pilot programin "Vauçer për inovacione për Ballkanin Perëndimorë" e realizon FIZHT si pjesë e projektit evropian "Policy Answer" (Përgjigjet për politikat publike – krijimin, zbatimin dhe mbështetjen e politikave të kërkimit dhe zhvillimit në Ballkanin Perëndimor), në të cilin Fondi mori rolin udhëheqës në pilotimin e masave mbështetëse të hulumtimit, zhvillimit dhe inovacionit në të gjitha ekonomitë nga Ballkani Perëndimorë. Projekti është financuar nga programi Horizont Evropa dhe Komisioni Evropian. 

Kriteri kryesor i përshtatshmërisë për para-bashkëpunimin është që aplikanti dhe ofruesi i shërbimit duhet të jenë nga dy ekonomi të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. Në thirrjen publike mundë të aplikojnë: subjektet juridike të biznesit të regjistruar si kompani mikro, të vogla ose të mesme në ndonjë nga ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të inkorporuar sipas Ligjit aktual për Kompanitë e Ballkanit Perëndimor dhe e regjistruar në çdo agjenci të regjistrimit të bizneseve të Ballkanit Perëndimor dhe e vendosur në vendet e Ballkanit Perëndimor, thuhet në njoftimin e FIZHT-së.

Vauçerët mundë të shfrytëzohen për mbulimin e 80 për qind të shpenzimeve të përgjithshme të institucioneve të arsimit të lartë, me vlerë prej 8,000 euro pa tatim mbi vlerën e shtuar (TVSH). Pjesa e mbetur prej 20 për qind është pjesëmarrje e shoqërisë, përdoruese e shërbimeve të fakulteteve. Vauçerët e ndara për inovacion duhet të përdoren nga marrësi brenda një periudhe deri në nëntë muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshje.

Fondet nga vauçerët do të mund të përdoren për transferimin e lëndëve shkencore, teknologjike ose njohuri inovative që janë të reja për kompaninë ose për të zgjidhur një problem teknik/teknologjik të identifikuar nga kompania, gjegjësisht për: zhvillimin e produkteve, proceseve ose shërbimeve ekzistuese ose përmirësimin e produkteve të reja ose përmirësimin, vërtetimin e konceptit, studimin e fizibilitetit, prodhimi i prototipave laboratorike, prodhimi i prototipave demonstruese, lloje të ndryshme testesh, vërtetimi i teknologjisë, vlefshmëria e produkteve, proceseve ose shërbimeve të reja ose të përmirësuara, zhvillimi dhe prezantimi i softuerit special për një produkt ose proces, si dhe RPL dhe transferimi i teknologjisë.

Afati i fundit i aplikimit për thirrjen për "Vauçer për inovacion" është më së voni deri më 26 qershor 2024, deri në orën 16:00. Aplikimi është ekskluzivisht elektronik, përmes faqes së internetit të FIZHT-së: https://shorturl.at/qëD17. qa/

Foto: FIZHT

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR