• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fitore bindëse e Klaudia Shejnbaum në zgjedhjet presidenciale në Meksikë

Fitore bindëse e Klaudia Shejnbaum në zgjedhjet presidenciale në Meksikë

meksiko-Siti, 3 qershor 2024 (MIA) - Kandidatja e partisë majtiste në pushtet, Kllaudia Shejnbaum (61) realizoi fitore bindëse në zgjedhjet presidenciale në Meksikë, tregojnë rezultatet e para zyrtare të publikuara sot nga Instituti nacional zgjehdor (INE).

"Ish-prefektja e Meksiko-Sitit fitoi mes 58 dhe 60 për qind të votave, tregojnë rezultatet zyrtare të mostrës", deklaroi Guadalupe Tadei, kryetari i Institutit nacional zgjehdor, transmetoi Beta.

Kundërkandidatja e saj opozitare, ish-senatorja nga qendra djathtiste, Çoçita Gaëvez, në këto zgjedhje, të cilat mbahen në një rreth, fitoi 26 nga 28 për qind e votave, deklaroi kryetari i Institutit.

Në vendin e tretë është Horhe Alvarez Majnes, i cili fitoi mes nëntë dhe dhjetë për qind të votave.

"Nuk do t'ju zhgënjej", premtoi Shejnbaum në dekalratën e vet të parë televizive pas shpalljes së rezultateve të para të pjesërishme zyrtare, sipas të cilave shënoi fitore bindëse në zgjedhjet e djeshme presidenciale.

"Do të bëhem gruaja e parë presdiente e meksikës", tha ajo në fjalimin drejtuar mbështetësve dhe kumtoi se partia e saj Lëvizja për ripërtëritje nacionale (Morena) fitoi "shumicë kualifikuese" në Kongres.

Kandidatja e partisë në pushtet zhvilloi fushatë për vazhdim të kursit politik të vendosur nga mentori i saj politik, presidenti Andres Manuel Lopez Obrador, në gjashtë vitet e fundit.

Si trashëguese e tij e emëruar, Shejnbaum 61-vjeçare zhvilloi fushatë të ashpër edhe përkundër sfidës së fuqishme nga Galvez. Kjo është hera e parë në historinë e Meksikës dy rivalët kryesor në zgjedhjet presidenciale të jenë gra. ab/

foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR