• e premte, 05 dhjetor 2025

Filluan negociatat ruso-ukrainase në Stamboll.

Filluan negociatat ruso-ukrainase në Stamboll.

 Stamboll, 23 korrik 2025 (MIA) - Raundi i tretë i negociatave midis delegacionit ruse dhe ukrainas në Pallatin Çiragan në Stamboll është duke u zhvilluar.

Shefat e delegacioneve kanë filluar negociatat dypalëshe, ndërsa për momentin po mbahet një takim ballë për ballë midis sekretarit të Këshillit për Siguri dhe Mbrojtje Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov, dhe ndihmësit të presidentit rus Vladimir Putin, Vladimir Medinski, raportoi agjencia e lajmeve Ria 

Sipas Anadollisë, në fillim të negociatave ishte i pranishëm edhe ministri turk i Punëve të  Jashtme Hakan Fidan, i cili tha se qëllimi përfundimtar i negociatave është një armëpushim që do t'i hapë rrugën paqes. 

 Raundi me siguri do të zgjasë vetëm një ditë, që do të thotë se nuk do të vazhdojë nesër.

 Një burim turk anonim për agjencinë deklaroi se gjuha në të cilën zhvillohen negociatat përcaktohet nga delegacionet, ndërsa raundi i fundit i negociatave u zhvillua në rusisht.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR