• e diel, 22 dhjetor 2024

Filluan debatet profesionale për reforma në Këshillin gjyqësor, zgjidhje përfundimtare pritet deri në fund të dhjetorit

Filluan debatet profesionale për reforma në Këshillin gjyqësor, zgjidhje përfundimtare pritet deri në fund të dhjetorit

Shkup, 15 nëntor 2024 (MIA) - Vendosje e censusit për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve dhe formimi i një Komisioni të pavarur për zgjedhje të kandidatëve për anëtarë të Këshillit gjyqësor nga ana e Kuvendit. Gjatë zgjedhjes së gjykatësve, propozohet që anëtarët e Këshillit gjyqësor të votojnë individualisht për të gjithë kandidatët në ranglistë, ndërkaq parashihen edhe afate konkrete gjatë veprimit rreth procedurave disiplinore. Kërkesë e arsyetuar për inicim të procedurës disiplinore të anëtarit të Këshillit, propozohet të mund të parashtrojnë së paku 10 gjykatës në vend si deri më tani së paku 20 gjykatës.

Këto janë disa nga Propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Këshillin gjyqësor, të përmbajtura në dokumentin për diskutim në tryezën e parë të rrumbullakët, nga seria e debateve profesionale që i organizon Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim edhe me mbështetje të projektit "Mbështetja e BE-së për sundim të së drejtës".

Propozimet në dokumentin e punës, të përpunuar nga ekspertët e eprojektit, kanë të bëjnë me përbërjen dhe strukturën e Këshillit gjyqësor, zgjedhjet dhe emërimet, procedurën disiplinore dhe transparencën. Ato i adresojnë rekomandimet nga Misioni vlerësues i BE-së për funksionimin e Këshillit gjyqësor dhe bëhet krahasim mes kornizës së tashme juridike dhe propozimeve të grupit të punës së Ministrisë së Drejtësisë, kryesuar nga akademiku Vllado Kambovski.

GJithsej 10 nga 20 pika kanë të bëjnë me përbërjen dhe strukturën e Këshillit gjyqësor. Për zgjedhje të anëtarëit të Këshillit gjyqësor nga radhët e gjykatësve, ligji i tanishëm nuk parasheh dalje të detyrueshme të gjykatësve, kështu që propozimet e grupit të punës i referohen vendosjes së censusit - përkatësisht, të suksesshme konsiderohen zgjehdjet në të cilat kanë dalë mbi gjysma e votuesve të regjistruar për atë njësi zgjehdore, ndërsa për anëtar të zgjehdur të Këshillit gjyqësor konsiderohet kandidati që ka marrë mbi gjysmën e votueve të dalur. Nëse për zgjedhje të anëtarëit të Këshillit gjyqësor është paraqitur vetëm një kandidat, propozohet që fletëvotimi të përmbajë "për" dhe "kundër".

Në pjesën e kritereve me të cist defimohet zgjedhja e anëtarëve të cilët i zgjedhë Kuvendi nga radhët e profesorëve universitarë të drejtësisë, avokatëve dhe juristëve të tjerë të shquar, në vend të siç ishte deri mët ani - "jurist i diplomuar me së paku 15 vite përvojë pune në profesionin juridik i cili është shquar me punë shkencore apo profesionale", propozohet në konkursin e Kuvendit, propozime të veta për anëtar të japin Konferenca interuniversitare, me "kandidatë nga radhët e profesorëve të rregullt të drejtësisë me stazh profesori prej së paku 20 vite nga tre universitetet e para të ranguara më mirë në shtet dhe Oda e avokatëve me kandidatë nga radhët e avokatëve me stazh të avokatit prej së paku 20 vite".

Propozohet formimi i Komisionit të pavarur për zbatim të zgjedhjes së kandidatëve prë anëtarë në Këshillin gjyqësor nga ana e Kuvendit, i përbërë nga shtatë anëtarë të nominuar nga Presdienti, Shoqata e gjykatësve, Oda e avokatëve, Konferenca interunivesritare, OJQ, pushteti dhe opozita. Komisioni, më pas organizon intervista të kandidatëve të cilët i pëlrmbushin kushtet, me transmetim në Kanalin e Kuvendit dhe konfirmon ranglistë për shqyrtim dhe votim individual në mbledhje plenare të Kuvendit.

Gjatësia e mandatit të anëtarëve të zgjedhur të Këshillit gjyqësor, mbetet gjashtë vite, por në vend të së drejtës së deritanishme të zgjedhjes së edhe një mandati (për antëarët e zgjehdur nga Kuvendi) dhe të drejtës së edhe një mandati pas skadimit të së paku gjashtë viteve nga ndërprerja e mandatit paraprak për anëtarët nga radhët e gjykatësve, propozohet e drejta e edhe jkë zgjedhjeje pas skadimit të së paku katër viteve nga ndërprerja e mandatit paraprak.

Ligji i tnaishëm nuk parasheh procedurë konkrete për shkarkim të kryetarit të Këshillit gjyqësor, kështu që komisioni i punës propozon procedurë për shkarkim të kryetarit, përkatësisht zëvendëskryetarit, të mund të inicohet me kërkesë prej së paku dy anëtarëve të Këshillit gjyqësor me të drejtë vote. Këshilli gjyqësor sjellë vendim me tetë vota nga anëtarët me të drejtë vote. Parashihet që procedura të jetë publike.

Mandati i kryetarit të Këshillit gjyqësor, përkatësisht zëvendëskryetarit parashihet të ndërpritet nëse janë përmbushur kushtet e prëgjithshme nga ligji, nëse nuk i kryen obligimet e veta ligjore dhe për shkak të mosrepsktimit të dispozitave nga Kodi etik.

Në pjesën e zgjehdjeve dhe emërimeve, në vend që për gjykatës të zgjidhet kandidati i cili ka marrë së paku tetë vota nga numri i prëgjithshëm i anëtarëve të Këshillit gjyqësor me të drejtë vote, pa mundësi që të votohet për një kandidat tjetër, pasi që kandidati i aprë i ka marrë votat e nevojshme, propozohet që anëtarët e Këshillit të votojnë individualisht për të gjithë kandidatët në ranglistë, ndërsa për gjykatës të zgjidhet kandidati i cili ka marrë më së shumti vota, por jo më pak se tetë. Nëse dy apo më shumë kandidatë marrin numër të njejtë votash, i zgjedhur konsiderohet kandidati i cili ka më shumë pikë në ranglistën prëfundimtare.

Në pjesën e procedurave disiplinore parashihen afate konkrete, kështu që pas marrjes së kërkesës për caktim të prëgjegjësisë së gjykatësit apo kryetarit të Gjykatës, Këshilli në mbledhjen e parë të ardhshme duhet të[ formojë Komision të njoftuesve. Parashihet afat prej 30 ditëve në të cilin Komisioni mund ta hedhë poshtë kërkesën, ndërsa nëse nuk e hedhë poshtë Komisioni në afat prej 15 ditëve duhet t'i dërgojë noftim për gjendjen e konstatuar faktike të Këshillit, i cili më pas në afat prej 15 ditëve mban mbledhje rreth Raprotit të Komisionit.

Grupi i punës cekë se është e domosdoshme, parimisht të rregullohet nëse procedura do të mbetet, si deri më tani si rregull, e fshehtë, me mundësi për pjesëmarrje të publikut me përjashtim, apo ndërkaq si rregull të jetë publike me baza të cekura qartë për përjashtim të publikut. 

Në pjesën e transparencës pas miratimit të raportit për punën e vet, Këshilli gjyqësor, si deri më tani, ua parashtron të gjitha gjykatave në vend, por propozohet ai t'u dërgohet edhe shoqatave të gjykatësve të cilët mund të japin propozime dhe mendime të veta.

Ministria e Drejtësisë paralajmëron seri të debateve profesionale për Projekt ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Këshillin gjyqësor për konsultim të opinionit profesional. Konkludimet dhe rekomandimet nga tyreza e rrumbullakët do të jenë bazë për përmirësim të mëtutjeshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin gjyqësor. Pritet, katër debatet e planifikuara të përfundojnë deri në fund të dhjetorit, pas çka, siç paralajmëroi Ministria e Drejtësisë, do të dilet me zgjidhje konkrete. ab/

Foto: МIА/МP

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR