• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filluan bllokadat në Beograd, studentët mblidhen para Ministrisë së Administratës shtetërore dhe Vetëqeverisjes lokale

Filluan bllokadat në Beograd, studentët mblidhen para Ministrisë së Administratës shtetërore dhe Vetëqeverisjes lokale

Beograd, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Në orën 11 studentët në Beograd kanë bllokuar Ministrinë e Administratës shtetërore dhe Vetëqeverisjes lokale. Atyre u janë bashkangjitur edhe studentët e Novi Sadit, transmetojnë mediat e Beogradit.

Siç paralajmëruan më herët studentët, nëse nuk marrin përgjigje të konfirmuar nga Ministria e Administratës shtetërore dhe Vetëqeverisjes lokale për kërkesat e tyre për hapjen dhe rishikimin e listës zgjedhore, “ata do të vazhdojnë të bllokojnë dy vende në Beograd”.

Studentët nga fillimi i javës së kaluar çdo natë nga ora 18 kanë marrë pjesë në protestat para godinës së Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (KRZ). Ata mbështesin koalicionin "Serbia kundër dhunës" i cili bëri thirrje që në ato protesta të përmbushet kërkesa e tyre për anulimin e zgjedhjeve për shkak të parregullsive.

Studentët kërkojnë dhe hapa më konkretë nga opozita të cilët vetë i paralajmëruan në një nga protestat. rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR