Fillon takimi i delegacionit ukrainas dhe amerikan në Xheda
- Delegacionet nga Ukraina dhe SHBA-ja sot filluan takimin në Arabinë Saudite, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 11:07, 11 mars, 2025

Xheda, 11 mars 2025 (MIA) - Delegacionet nga Ukraina dhe SHBA-ja sot filluan takimin në Arabinë Saudite, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës.
Ministria njoftoi për fillimin e takimit në Xheda në kanalin e saj zyrtar në rrjetin social Telegram.
Në ueb faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit theksohet se takimi i delegacioneve amerikane dhe ukrainase në Xheda është caktuar për sot në mesditë sipas orës lokale. Shefi i kabinetit të presidentit të Ukrainës, Andrij Jermak, para takimit deklaroi se delegacioni ukrainas po përgatitet për negociatat.
"Ekipi është vendosur. Po bëhemi gati për punë. Duke mbrojtur interesat e Ukrainës, një vizion i qartë për përfundimin e luftës, do të punojmë në mënyrë efektive me partnerët tanë amerikanë", theksoi Jermaku.
Sot në Xheda, Arabinë Saudite do të mbahen negociatat mes përfaqësuesve të Ukrainës dhe SHBA-së.
Ukraina do të përfaqësohet nga Jermaku, zëvendësi i tij Pavlo Palisa, ministri i Punëve të Jashtme Andrij Sibiga dhe ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov.
Foto: EPA