• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fillon Samiti i Paqes në Egjipt

Fillon Samiti i Paqes në Egjipt

Kajro, 21 tetor 2023 (MIA) - Në Egjipt sot do të mbahet samiti për krizën në Gazë në moment kur ekziston frika nga përhapja e konfliktit në Lindjen e Afërt, por mungesa e përfaqësuesve të lartë të SHBA-së, aleatin kryesor të Izraelit, dhe disa liderëve të tjerë i ul pritjet për atë se çka mund të arrihet aty. 

Samiti paqësor në Kajro do t'i grumbullojë liderët e disa vendeve arabe dhe evropiane, bashkë me shumë ministra të punëve të jashtme. 

Ai po mbahet ndërsa Izraeli përgatitet për sulm tokësor në Rripin e Gazës pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në të cilin humbën jetën 1.400 njerëz. Më shumë se 4.100 palestinezë janë vrarë në kundërofensivën izraelite që ka shkaktuar krizë të tmerrshme humanitare në enklavën palestineze.

Deri më tani nuk dihet se kush do t'i përfaqësojë SHBA-në, Kinën dhe Rusinë. 

Kancelari gjerman Ollaf Shollc dhe kryeministri britanik Rishi Sunak nuk do të vijnë në Kajro, ndërsa ende nuk dihet zyrtarisht nëse do të marrë pjesë presidenti francez, Emanuel Makron.

Një përfaqësues i lartë i BE-së tha se ende bisedohet për deklaratën përfundimtare, por ka ende dallime, kështu që nuk është e qartë nëse do të miratohet. Ai shtoi se kryetari i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, dhe kreu i diplomacisë evropiane, Xhosep Borrell, planifikojnë të shkojnë në Kajro, megjithëse është e diskutueshme nëse do të arrijnë atje me kohë, duke qenë se të dy ndodhen në SHBA në samitin e BE-së në Uashington.

Egjipti, shteti i parë arab që nënshkroi marrëveshje paqeje me Izraelin në vitin 1979, është i shqetësuar nga eksodi masiv i banorëve të Gazës nga territori i saj. I vetmi vendkalim kufitar midis Egjiptit dhe Gazës është mbyllur për gati dy javë, pavarësisht sulmeve ajrore izraelite në enklavë. Në të njëjtën kohë, Izraeli vendosi bllokadë në Gazë dhe ndaloi importin e ushqimeve, ilaçeve dhe karburanteve. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR