• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fillon regjistrimi i të pastrehëve në Los Anxhelos

Fillon regjistrimi i të pastrehëve në Los Anxhelos

Los Anxheles, 24 janar 2024 (MIA) - Qyteti Los Anxhelos ka nisur një regjistrim vjetor të të pastrehëve për të përcaktuar se sa njerëz janë të pastrehë dhe për çfarë lloj ndihme kanë nevojë më shumë.

Regjistrimi tre-ditor i këtij viti vjen në një kohë të pakënaqësisë së shtuar publike për shkak të mossuksesit të autoriteteve lokale për të zgjidhur problemet e njerëzve që jetojnë rrugë - në automjete, çadra dhe strehimore prej kartoni.

Regjistrimi i vitit 2023 zbuloi se Qarku i Los Anxhelosit kishte 75.500 njerëz të pastrehë, që është një rritje prej nëntë për qind nga viti i kaluar.

Nga viti 2015, numri i të pastrehëve është rritur për 70 për qind në zonë dhe madje për 80 për qind në vetë qytetin.

Rreth 46.200 prej tyre jetojnë në territorin e vetë qytetit Los Anxhelos, kur rritet pakënaqësia e qytetarëve për shkak të rritjes së numrit të "vendbanimeve në çadra", trotuare, parqe dhe zona të tjera publike.

Kryetarja e Los Anxhelosit, Karen Bas, muajin e kaluar kumtoi se më shumë se 21.00 njerëz që jetojnë në rrugë do të strehohen në hotele dhe strehimore të tjera.

Rezultatet e këtij regjistrimi, siç është paralajmëruar, do të publikohen në fund të pranverës ose në fillim të verës. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR