• e shtunë, 06 korrik 2024

Fillon Kupa e Botës për Femra

Fillon  Kupa e Botës për Femra

 Ouklend, 20 korrik 2023 (MIA) - Me ndeshjen Zelanda e Re – Norvegji, sot në mëngjes (duke filluar nga ora 9) në Ouklend do të hapet Kupa e Botës për Femra.

Në ndeshjen e dytë të sotme do të takohen Australia dhe Republika e Irlandës. Kjo ndeshje fillon në orën 12 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut. 

 Ky Botëror është i nënti dhe i pari që luhet në dy shtete - Australi dhe Zelandën e Re.

 Në kampionat për herë të parë do të marrin pjesë 32 kombëtare, të cilat do të ndahen në tetë grupe. Dy më të mirët nga secili grup do të kalojnë në fazën tjetër. Do të luhen gjithsej 64 ndeshje.

 Për tubimin më të madh botëror të futbollit për femra ka një interes të paparë. Janë shitur rreth 1.4 milionë bileta.

 Mbrojtëse e titullit është seleksionimi i SHBA-së. Amerikanët janë favoritët e parë për fitimin e trofeut i cili do të ishte i treti radhazi. 

Kampionati do të zgjasë deri nl 20 gusht.

Foto: FIFA

 

QËNDRONI TË LIDHUR