Fillon gjykimi për Stojançe Jovanovskin i akuzuar për nxitjen e vetëvrasjes së gruas së tij Ivana dhe vajzës Katja
- Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot fillon gjykimi për Stojançe Jovanovskin, bashkëshorti i Ivana Jovanovskës e cila më 2 mars u vetëvra së bashku me vajzën e saj 6-vjeçare. Jovanovski akuzohet për tri vepra penale - Lëndim trupor sipas nenit 130, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45, gjegjësisht lëndim trupor i kryer si vepër e vazhdeshme e dhunës në familje, Rrezikim i sigurisë sipas nenit 144, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1, si dhe veprën penale Nxitje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje sipas nenit 128, paragrafi 4 të Kodit Penal.
- Post By Ramize Qamili
- 07:48, 30 mars, 2026
Shkup, 30 mars 2026 (MIA) - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot fillon gjykimi për Stojançe Jovanovskin, bashkëshorti i Ivana Jovanovskës e cila më 2 mars u vetëvra së bashku me vajzën e saj 6-vjeçare. Jovanovski akuzohet për tri vepra penale - Lëndim trupor sipas nenit 130, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe në lidhje me nenin 45, gjegjësisht lëndim trupor i kryer si vepër e vazhdeshme e dhunës në familje, Rrezikim i sigurisë sipas nenit 144, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 dhe paragrafin 1, si dhe veprën penale Nxitje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje sipas nenit 128, paragrafi 4 të Kodit Penal.
Gjykimin do ta udhëheqë gjyqtari Ivica Stefanovski, i njohur për publikun pas gjykimit për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhevit.
"Sipas Prokurorisë, nga kallëzimi penal si dhe nga provat e siguruara shtesë, rezulton se në periudhën nga viti 2019 deri më 2 mars, kur e dëmtuara – tashmë e ndjera Ivana Jovanovski – mori vendimin t’i japë fund jetës së saj, i dyshuari, bashkëshorti i saj me të cilin ishte në procedurë divorci, në disa raste dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht, duke e fyer vazhdimisht, rrahur, poshtëruar dhe duke i shkaktuar lëndime të dukshme në të gjithë trupin. Këto ngjarje u raportuan në institucionet kompetente nga e ndjera, si dhe nga dëshmitarë okularë dhe dëshmitarë të tjerë. Një trajtim i tillë mizor dhe çnjerëzor nga personi i raportuar si bashkëshort i saj, u intensifikua gjatë vitit 2025 dhe 2026".
"Në ditën kritike i paraprinë disa ngjarje, ndërsa i dyshuari fillimisht e kërcënoi dhe filloi ta godiste të dëmtuarën në afërsi të vendit të saj të punës. Pastaj, ndërsa po shkonin me automjet drejt Gjykatës Themelore Penale në Shkup me një makinë të drejtuar nga një person i tretë, ai vazhdoi ta kërcënonte se do ta vriste, duke i shkaktuar asaj ndjesi frike dhe pasigurie. Në afërsi të Gjykatës, e sulmoi fizikisht dhe i shkaktoi lëndime trupore - hematoma në kokë dhe trup. Pasi nga shkolla mori vajzën e tyre 6-vjeçare, dëshmitari i çoi në shtëpi në mënyrë që e dëmtuara të mblidhte valixhet dhe ta çonte tek nëna e saj. Ndërsa dëshmitari dhe i dyshuari ishin ulur para ndërtesës, e dëmtuara u mbyll në apartament me fëmijën dhe nga aty kreu vetëvrasje", theksoi Prokuroria.
Ai shpesh e rrihte dhe e ofendonte, si në shtëpi ashtu edhe në publik, madje edhe para vajzës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do ta nxirrte jashtë dhe do t’ia merrte fëmijën. Në ditën kritike, pas një vale të re dhune dhe kërcënimesh, gruaja u kthye në shtëpi me fëmijën me qëllim që të largohej. Por, e shtyrë në një gjendje të rëndë psikologjike, frike dhe pashprese, ajo kreu vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e ndërtesës nga kati i gjashtë së bashku me fëmijën e mitur. rq/
Foto: arkivi i MIA-s