• e premte, 05 dhjetor 2025

Fillon gjykimi kundër babait të Vasil Jovanovit për "shkaktim të rrezikut të përgjithshëm"

Fillon gjykimi kundër babait të Vasil Jovanovit për

Shkup, 24 qershor 2025 (MIA) – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të fillojë gjykimi kundër Zoran Jovanovit, babai i Vasil Jovanovit, i cili në janar të këtij viti, duke e drejtuar automobilin pa leje të vozitjes dhe nën ndikimin e alkoolit, goditi këmbësoren Frosina Kullakova në bulevardin “Aradhet partizane”, e cila ndërroi në vendin e ngjarjes. 

Prokuroria e akuzon Zoran Jovanovin për veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, sepse në periudhën nga nëntori i vitit 2022 deri në janar të vitit 2025 i ka lejuar djalit të tij, i cili nuk ka pasur leje, të drejtojë veturë, edhe pse ishte i vetëdijshëm për rreziqet dhe dëmtimet e mëparshme të ligjit nga ana e djalit të tij. 

Sipas Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut (PPRMV), shkupjani 50-vjeçar “me veprim përgjithësisht të rrezikshëm, shkaktoi rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve, duke besuar në mënyrë të kotë se nuk do të ndodhnin pasoja të dëmshme."

“Ai e lejoi të birin të drejtonte automjetin ‘Pezho 207’, edhe pse e dinte se të birit nuk i lejohej të drejtonte makinë sepse nuk kishte patentë shoferi dhe ishte kryes i shumëfishtë i kundërvajtjeve rrugore, përkatësisht: një vepër penale - aksident trafiku me pasoja të lehta në nëntor 2022, 11 kundërvajtje rrugore (drejtim pa patentë shoferi, drejtim nën ndikimin e alkoolit, mosrespektim i semaforëve dhe kalimeve për këmbësorë) gjatë viteve 2023 dhe 2024, si dhe një vepër penale - aksident trafiku me pasoja fatale më 29.01.2025”, bëhet e ditur në kumtesën e PPRMV-së.

Gjykata në Shkup më 13 maj i shqiptoi dënim me burg prej 12 viteve Vasil Jovanovit, i cili e pranoi fajin për aksidentin e komunikacionit në janar, në të cilin ndërroi jetë 22-vjeçarja Frosina Kulakova. Gjykata i shqiptoi edhe ndalesë pesëvjeçare për drejtim të automjetit dhe dënim me të holla. 

Si rrethana lehtësuese ishin theksuar pranimi i fajit dhe keqardhja, ndërsa si rënduese – seriozitetin e veprës, dënimin paraprak me burg për tregti me drogë dhe shumë kundërvajtje në komunikacion. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR