• e premte, 05 dhjetor 2025

Fillon fushata kombëtare "1 nga 5 - Stop dhunës seksuale ndaj fëmijëve"

Fillon fushata kombëtare

Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) - Fushata kombëtare "1 nga 5 - Stop dhunës seksuale ndaj fëmijëve" fillon sot në Ditën botërore për parandalimin e eksploatimit seksual, abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve, me ngjarje, e cila do të mbahet në "Europe House".

Ngjarja është organizuar në kuadër të projektit "Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit", në partneritet me Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me mbështetjen e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.

Fushata është realizuar me pëlqimin e Këshillit të Evropës, ndërsa qëllimi është të rritet vetëdija publike, t'i inkurajojë fëmijët të flasin hapur dhe t'u sigurojnë të rriturve njohuri dhe mjete për parandalim dhe mbrojtje.

Në ngjarje do të promovohen video edukative, materiale të shtypura dhe postera të përshtatura për kontekstin lokal, të destinuar për fëmijët, prindërit, tutorët, mësimdhënësit dhe profesionistët të cilët punojnë me fëmijë. Materialet do të shpërndahen në shkolla, kopshte dhe institucione publike në mbarë vendin, ndërsa njëkohësisht do të jenë të arritshme edhe në formë digjitale.

Fjalime në ngjarje do të kenë Marcija Palota, oficere e programit për sundimin e ligjit në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Ylber Rufati, zëvendës avokat i popullit, Dushan Tomshiq, kryetar i Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe Barbara Ligël, lidere e komponentës për të drejtat themelore dhe të njeriut  të projektit "Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit". sa/

Foto: Këshilli i Evropës

 

QËNDRONI TË LIDHUR