Fillon fushata "Kadastra deri te ti"
- – Agjencia për Kadastër të Patundshmërive fillon fushatë të re “Kadastra deri te ti”, ndërsa promovimi i parë do të mbahet sot prej orës 16 deri në orën 19 në Komunën Aerodrom.
- Post By Fitore Curri
- 07:26, 18 shtator, 2025
Shkup, 18 shtator 2025 (MIA) – Agjencia për Kadastër të Patundshmërive fillon fushatë të re “Kadastra deri te ti”, ndërsa promovimi i parë do të mbahet sot prej orës 16 deri në orën 19 në Komunën Aerodrom.
Qëllimi i fushatës është që institucioni tu afrohet qytetarëve përmes komunikimit të drejtpërdrejt, hapjes dhe transparencës. Në këtë mënyrë, qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje të qarta dhe të sakta nga profesionistë, si dhe informacione për veprimet të cilat i zbaton Agjencia.
Gjatë ngjarjes, nëpunës shtetërorë dhe udhëheqës nga Agjencia do të jenë në dispozicion për bisedë dhe këshillim, me qëllim që më lehtë tu ndihmojnë qytetarëve në zgjidhjen e dilemave dhe çështjeve të tyre në lidhje me shërbimet kadastrale.
Me fushatën “Kadastra deri te ti”, agjencia e konfirmon përkushtimin e saj për afërsi më të madhe te qytetarët, avancimin e besimit dhe sigurimin e shërbimeve më efikase dhe më të thjeshta për personat fizikë dhe juridikë. Në kuadër të fushatës është paraparë që të vizitohen të gjitha komunat në shtet. fc/
Foto: Agjencia për Kadastër të Patundshmërive