• e shtunë, 23 nëntor 2024

Fillon Forumi Ekonomik Delfi në Greqi, të premten pjesëmarrje e përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut

Fillon Forumi Ekonomik Delfi në Greqi,  të premten pjesëmarrje e përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut

Athinë, 26 prill 2023 (MIA) - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, zëvendësministri i Financave Filip Nikolloski, drejtori ekzekutiv i Nomagas Bajram Rexhepi dhe ish-kryeministri Zoran Zaevn në panele diskutime të ndara  të premten do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Delfi në Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Forumi i tetë ekonomik i titulluar „Paradigm Shifts“, i cili tradicionalisht mbahet në qytetin malor grek  me rëndësi antike të Delfi, fillon sot dhe do të zgjasë deri të shtunën, ndërsa gjatë katër ditëve të ardhshme janë konfirmuar mbi 980 folës nga mbi 70 vende, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. 

Forumi Ekonomik është nën organiizm të presidentes së Greqisë, Katerina Sakelaropulu, e cila sot në mesditë do ta hapë edhe solenmisht.   

Ndër pjesëmarrësit e konfirmuar janë presidentët e Qipros dhe Bullgarisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, kancelari austriak, kryeministrat e Malit të Zi dhe Shqipërisë, zëvendësministra dhe ministra nga disa vende, përfaqësues të Bashkimit Evropian, si dhe kreu shtetëror grek dhe ministra të  Qeverisë dhe liderë të partive greke. 

Kryetari dhe nënkryetari i Forumit Delfi, Simeon Comokos dhe Janis Tomatis, në një konferencë për shtyp në Athinë javën e kaluar i prezantuan temat qendrore në të cilat do të fokusohen diskutimet dhe theksuan se edhe këtë vit, do të ketë një pjesë kushtuar Ballkanit.

Temat kryesore të forumit do të jenë gjeopolitika dhe siguria ndërkombëtare, kriza klimatike, ekonomia botërore, shoqëria, si dhe progresi dhe zhvillimi teknologjik.  

 Të premten, në ditën e tretë, janë planifikuar një sërë panelesh kushtuar rajonit, si  për shembull zgjerimi i BE-së, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, iniciativa e Ballkanit të Hapur, trashëgimia kulturore në procesin e integrimit në Union etj,  në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues nga Maqedonia e Veriut.

 Forumi Ekonomik Delfi është organizatë e pavarur, jofitimprurëse me karakter ndërkombëtar, ku çdo vit takohen personalitete prestigjioze nga ekonomia, politika dhe komuniteti akademik, ndërsa qëllimi është të paraqitet korniza reale e qëllimeve dhe aktiviteteve, të kërkohen politikat për përballje me sfidat globale dhe të gjinden zgjidhje përkatëse për çështjet komplekse, si dhe të promovohen  ide novatore për rritje të qëndrueshme dhe konkurruese për Evropën dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR