• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Fillon debati treditor për ribalancin e Buxhetit

Fillon debati treditor për ribalancin e Buxhetit

Shkup, 12 gusnt 2024 (MIA) - Në Kuvend sot fillon debati trefitor për ribaëancin e Buxhetit për vitin 2024. Propozimi i plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit për vitin 2024, në lexim të dytë është pika e shtatë e rendit të ditës të seancës së 12-të parlamentare.

Konform Rregullores së Kuvendit, debati rreth propozimit për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit, gjegjësisht pas propozimit të plotësuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit në seancë të Kuvendit zgjat më shumë më së shumti tre ditë. Gjatë debatit, deputeti mund të flasë disa herë për gjithsej 20 minuta, ndërsa koordinatori i një grupi parlamentar gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i Qeverisë mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.   

Ribalanci e kaloi debatin e përgjithshëm dhe debatin e amandamenteve në Komisionin për Financim dhe Buxhet, në të cilin janë miratuar dy amendamente, pas çka Qeveria më 6 gusht e miratoi edhe ribalancin e plotësuar të Buxhetit me të cilin, siç bëri të ditur, sigurohen mjete plus - për paga edhe për furnizim të pajisjeve për më shumë institucione. 

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në një intervistë për Televizionin kombëtar këtë fundjavë deklaroi se me ribalancin e Buxhetit janë siguruar para për të gjitha obligimet që janë në përputhje me ligjin dhe ato do të servisohen.

"Presioni i madh në Buxhet vjen nga pagesa e garancive, gjegjësisht kredive për ndërmarrje të caktuara publike që nuk janë në gjendje t'i paguajnë", theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Në ribalancim, siç thotë ajo, është planifikuar të paguhet gjithçka që është në përputhje me ligjin dhe ndryshimet ligjore.

"Presion i madh që po i bëhet Buxhetit vjen nga pagesa e garancave, përkatësisht kredive për disa ndërmarrje të caktuara publike të cilat nuk janë në gjendje t'i kthejnë, potencoi minsitrja e Financave.

"Në ribalanc është planifikuar të paguhet tërë ajo që është në pajtim me ligjin dhe ndryshimet ligjore. Janë paraparë mjete edhe për obligimet e mbetura, të cialt edhe pse ishin vonuar, nuk ishin evidentuar fare në sistemin ESPEO të Ministrisë së Financave. Me atë rast i japim prioritet servisimit të asaj që është e sigurt për pagesë në pajtim me ligjin. Disa obligimeve të mbetura u bëhet revizion pas çka do të bëhen pagesat në pajtim me analizat e kosntatuara. Jemi në fazë kur mund të shpenzojmë aq sa do të paguajmë me qëllim që të mos krijojmë deficit shtesë buxhetor, i cili tashmë është rritur për 181 milionë euro", tha ministrja.

Ajo shtoi se peshë serioze paraqesin pagesat e garancave që ndikon në realizimin e investimeve.

"Bëhet fjalë për peshë serioze e cila i bëhet Buxhetot nga pagesa e garancave, sepse prë shkak të korrupsionit dhe krimit, disa ndërmarrje janë shkatërruar dhe e tërë kjo bëhet barrë për shtetin. Dhe në vend se të sigurojmë 100 milionë euro për investime në shëndetësi, arsim dhe të ngjashme, ne kthejmë garanca, përkatësosht kredi të ndërmarrjeve publike të cilat nuk janë në gjendje t'i kthejnë", tha Dimitrieska-Koçoska dhe shtoi se kjo po ndodhë në momentin kur Buxheti është në gjendje të rëndë, ndërsa shteti si instancë e fundit duhet të sigurojë para për kthimin e kredive.

Për rritjen e paralajmëruar lineare të pensioneve konsideron se ajo është diçka që e meritojnë pensionistët.

"Nëse dikujt me pension prej 13 mijë denarëve ia shtoni 5.000 denarë, do të thotë i jepni para për të mbijetuar, duke i apsur parasysh shpenzimet e rritura. Ne vetëm e ndryshojmë metodologjinë me të cilën fokusohemi që ata që kanë pensione më të ukëta, të marrin shumë më të madhe dhe me atë të pakësohet hendeku me pensionet më të larta", tha ministrja e Financave.

Kredia bilaterale nga Hungaria, sipas ministres nuk i bën presion shtesë Buxhetot, sepse, siç tha, shuma prej 500 milionë eurove është paraparë nga Qeveria e kaluar.

"Atë që po bëjmë ne është sigurimi i parave më të lira. Përkatësisht nëse do të kishim shkuar me editim të eurobondit, do të kishim marrë mjete me normë interesi prej mbi 6%, ndërsa kjo kredi është me normë interesi prej 3,25 për qind", tha Dimitrieska-Koçoska.

Në intervistën për televizionin nacional, ministrja theksoi se borxhi publik mund të jetë i qëndrueshëm përmes përballjes me ekonominë joformale dhe se aspekt i rëndësishëm është edhe në silën mënyrë shpenzohen paratë që merren hua, përkatësisht nëse ato shpenzohen për investime.

Javën e kaluar duke e elaboruar ribalancin e Buxhetit që e miratoi Qeveria, Dimitrieska-Koçoska theksoi se janë siguruar 5,1 miliardë denarë shtesë për pagesën e pensioneve, 800 milionë denarë për shfrytëzuesit e së drejtës për ndihmë minimale të garantuar, 1,7 miliardë denarë për shëndetësi, një miliard denarë për ZZHTI, 1,7 miliardë denarë për subvencione dhe transfere 437 milionë denarë shtesë për mbështetje direkte financiare në sektorin e bujqësisë, 437 milionë denarë shtesë për shujtat e studentëve, si dhe 207 milionë denarë për pagesën e bursave, ndërsa gjashtë miliardë denarë janë ndarë për projekte nëpër komuna.

Në seancën e djeshme parlamentare janë gjithsej 34 pika. Para deputetëve janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, në procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2023. Duhet të shqyrtohen edhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen nga rrezatimi jonizues dhe sigurinë rrezatuese, Propozim ligji për ndryshime të Ligjit për fekondimin e asistuar biomjekësor, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për evidencat në fushën e shëndetësisë, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për ndalimin e zhvillimit, prodhimit, ruajtja dhe përdorimi i armëve kimike, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë në furnizimin me gjak, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin mendor, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për zhvillim të vazhdueshëm profesional të doktorëve të mjekësisë, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor vullnetar, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë tregtare, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e rrjedhave shtesë të mbetjeve, Propozim-ligji për shpalljen e pavlefshme dhe anulimin e akteve juridike, veprimeve, masave dhe pasojave juridike të procedurave të lustracionit, si dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dekorata dhe njohje të Republikës së Maqedonisë, të gjitha në lexim të parë.

Ndër të tjera, në rend dite është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Urbanistikë, me procedurë të shkurtuar, për të cilin deputetët e Të majtës kanë paralajmëruar se do të kërkojnë tërheqjen e debatit publik, ndërsa ka reaguar edhe Nisma O2.

Në rend dite të seancës së 12-të janë edhe shumë propozim ndryshime dhe plotësime të ligjeve nga sfera e kulturës, komunikacionit, planifikimit urbanistik, pyjeve, gjuetisë, sportit,... të cilët duhet të miratohen me procedurë të shkurtër, si dhe Propozim plani hapësinor për Parkun Kombëtar Pelister 2016-2030.

Kuvendi duhet t'i shqyrtojë edhe propozim -ligjet për shpalljen e Kanionit të Matkës dhe Liqenit të Ohrit si monumente natyre, si dhe Kënetës së Studençishtës Park Natyror. mb/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR