• e diel, 22 dhjetor 2024

Fillojnë negociatat me "Behtel dhe Enka" për autostradat në korridoret 8 dhe 10-d, këtë vit fillimi i ndërtimit

Fillojnë negociatat me

Shkup, 2 shkurt 2023 (MIA) - Presim këtë vit të fillojmë ofenzivën ndërtiumore për ndërtimin e pjesës perëndimore të Korridorit 8 dhe Korridorit 10-d, tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, pas nënshkrimitm të marrëvehsjes me IRD inzhiniering italeane, kompani e zgjehdur për mbikëqyrje dhe këshilluese juridike e transaksionit për katër akset e autostradave në gjatësi prej mbi 120 kilometrave që do t'i ndërtojë konzorciumi amerikano-turk "Behtel dhe Enka".

Me nënshkrimin e marrëvehsjes krijohen kushte për fillim të negociatave që do t'i zuhvillojë IRD në emër të Komitetit drejtues të Qeverisë me "Behtel dhe Enka". Faza e ardhshme është nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtim të punëve në akset e autostradave në Korridorin 8 Trebenishtë - Strugë - Qafë Thanë (22,5 km) Gostivar - Bukojçan (30,1 km), Tteovë - Gostivar (27 km) dhe në aksin Prilep - manastir (43,4 km) të Korridorit 10-d.

IRD inzhiniering në shtet është e prnaishme me shërbime mbi 20 vite, ndërsa drejtori Paolo Orsini premton se do të sigurojnë nivel më të lartë të shërbimeve mbikëqyrëse dhe përfundim me kohë dhe cilësor të punëve.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri Artan grubi, i cili është edhe kryetar i Komitetit drejtues për projektin, theksuan se me këto aktivitete mundësohet ndërtim i projektit më të madh infrastrukturor kapital në historinë e shtetit i cili ështël me rëndësi të madhe për qytetarët dhe për shtetin.

Grubi paraëlajmëroi se Komiteti drejtues nesër në orën 11:30 do të mbajë mbledhje ku do të sillet vendimi për fillimin e neociatave. potencoi se po rrumbullakësohen aktivitetet përgatitore dhe se për këtë aktivitet është pritur një vit e gjysmë.

Ai theksoi se akset e autostradave janë në prioritetet e Qeverisë në të cilat do të fokusohen edhe këtë vit, pasi që vitin e kalaur, siç tha, edh enë kushte të krizës, arritëm të realizojmë shkallë të lartë të investimeve kapitale në shumë prej 465 milionë eurove.

Përsëriti se në mandatin e kësaj Qeverie janë ndërtuar dhe ripërtërirë 1300 kilometra rrugë në vlerë prej mbi një miliard euro, ndërkaq foli edhe për projektet rrjedhëse infrastrukturore.

Qeveria vitin e kaluar nënshkroi memorandum për bashkëpunim me "Behtel dhe Enka", ndërsa Kuvendi solli Ligj për konstatimin e interesit publik dhe nominimin e tij për partner strategjik për këtë projekt. IRD inzhiniering u zgjodh për mbikëqyrje dhe këshilluese juridike e transaksionit për këtë projekt në tenderin e dytë që për atë dedikim e zbatoi Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, pasi që kompania e zgjehdur në konkursin e parë nuk e parashtroi garancëln e nevojshme bankare. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR