Filloi takimi i liderëve
- Në Klubin e Deputetëve duhet të mbahet takim i liderëve që e inicoi kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Përveç Mickoskit, i cili është shoqëruar nga koordinatori i grupit të deputetëve nga VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, në takimin e partnerëve të koalicionit në Qeveri morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i ZNAM dhe ministër i Administratës Publike Goran Minçev, si dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga Koalicioni "Vlen". Nga grupet opozitare të deputetëve të pranishëm janë liderët e të Majtës dhe BDI-së, Dimitar Apasiev dhe Ali Ahmeti.
- Post By Sara Ademi
- 12:44, 14 janar, 2026
Shkup, 14 janar 2026 (MIA) - Në Klubin e Deputetëve duhet të mbahet takim i liderëve që e inicoi kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Përveç Mickoskit, i cili është shoqëruar nga koordinatori i grupit të deputetëve nga VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, në takimin e partnerëve të koalicionit në Qeveri morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i ZNAM dhe ministër i Administratës Publike Goran Minçev, si dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nga Koalicioni "Vlen". Nga grupet opozitare të deputetëve të pranishëm janë liderët e të Majtës dhe BDI-së, Dimitar Apasiev dhe Ali Ahmeti.
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, i cili e refuzoi thirrjen e Mickoskit, nuk erdhi në takim.
Siç është paralajmëruar, në takimin e liderëve do të bisedohet për ligjet reformuese të gjyqësorit, për zgjedhjen e avokatit të popullit, për Kodin zgjedhor dhe heqjen e qeverisë teknike, por edhe për çështje tjera me propozim të pjesëmarrësve në takim.
Para fillimit të takim deklaratë dha Apasiev, i cili i përsëriti kërkesat e të Majtës - ndryshim i Kodit Zgjedhor, heqja e qeverisë teknike dhe një njësi zgjedhore.

Kryeministri Hristijan Mickoski më 7 janar paralajmëroi se do t'u dërgojë ftesa partive politike për një takim liderësh, i cili do të mbahej para udhëtimit të tij në Forumin ekonomik botëror në Davos, ndërsa temë e takimit do të ishte konsensusi për ligjet reformuese dhe shfuqizimi i qeverisë teknike. Për çështjet kyçe për shtetin, Mickoski pret konsensus nga liderët e gjithë koalicioneve parlamentare, si dhe se rendi i ditës, mund të zgjerohet dhe plotësohet me të tjera. sa/
Foto: MIA