• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filloi seanca e Kryesisë qendrore të BDI-së

Filloi seanca e Kryesisë qendrore të BDI-së

Tetovë, 25 mars 2023 (MIA) - Funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim pasdite arritën në selinë partiake në Reçicë të Vogël që ta mbajnë seancën e Kryesisë qendrore, ku në rend të ditës pritet të jetë debati për temën "Fronti për Evropë".

Zëdhënësi partiak, Bujar Osmani para fillimi të takimit konfirmoi se në seancë do të debatohet për "Frontin për Evropë", proces i filluar nga lideri partiak, Ali Ahmeti.

"Gjendemi në kohëra kritike, në udhëkryq të shtetit, ku duhet t'i përqëndrojmë të gjitha forcat dhe energjinë e shoqërisë për ta orientuar shtetin drejt BE-së. Këtë e presin qytetarët nga ne. Ata qytetarë kërkojnë standard më të mirë, punë, paga më të larta, të mbeten këtu, ta planifikojnë ardhmërinë këltu. Të gjitha proceset politike duhet të orientohen drejt perspektivës që e bart anëtarësimi në Bashkimin Evropian", tha Osmani.

Ky do të jetë takimi i tretë i Kryesisë qendrore të BDI-së pas zgjedhjes së përbërjes së re në tetor të vitit 2022.

Një pjesë e anëtarëve të BDI-së, të a.q. "Grupi i Zjarrit", nga fundi i shtatorit publikuan letër të hapur ku akuzuan se në parti pothuaj dy vite nuk ekzistojnë dhe nuk formohen trupa statustarë partiakë dhe se vendosja politike është bërë individuale. Ne letrën, e nënshkruar nga rreth 20-të anëtarë të BDI-së, mes të cilët edhe Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Visar Gabiu, Nevzat Bejta, Blerim Bexheti, Merita Koxhaxhiku, kërkohej debat brendapartiak që të tejkalohet situata dhe është dërguar thirrje deri tek lideri Ali Ahmeti "që ta shfrytëzojë autoritetin e tij politik dhe statutar për gjetjen e zgjidhjes për ruajtjen e unitetit partiak".

Pas kësaj, në fillim të tetorit është mbajtur takim i "Grupit të zjarrit" me udhëheqësinë e BDI-së, ku është arritur marrëveshje që më 15 tetor të zgjedhet udhëheqësia e re partiake. Në këtë tubim, të mbajtur në Tetovë, për nënkryetarë të partisë janë zgjedhur Izet Mexhiti, Arbër Ademi, Bajram Rexhepi dhe Arbana Pasholli. Faton Ahmeti është zgjedhur për nënsekretar të përgjithsëm të BDI-së, Blerim Bexheti për sekretar organizativ, ndërsa Saranda Imeri për sekretare të mundësive të barabarta. Për anëtarë të Këshillit qendror janë zgjedhur Ali Ahmeti, Ramiz Merko, Jeton Shaqiri, Fatmir Dehari, Kreshnik Bekteshi, Talat Xhaferi, Nevzat Bejta, Valdet Xhaferi, Teuta Arifi, Xhevat Ademi, Artan Grubi, Bujar Osmani, Visar Ganiu, Nazim Bushi, Ejup Halimi, Arian Daci, Besnik Emshiu, Mirsad Ibraimi, Ardita Dani, Bylent Sali, Resi Abdurrahmani, Shergil Beqiri, Shaban Memeti, Artin Spahiu dhe Emir Sulejmani.

Megjithatë, edhe krahas përfshirjes së pjesëtarëve të a.q. "Grupit të Zjarrit" në udhëheqësinë më të lartë të BDI-së, ata vazhduan me aktivitetet në terren, duke mbajtur takime me anëtarët partiakë dhe votuesit në vend, ku i prezentojnë angazhimet e tyre për ndryshime në parti. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR